LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pritet të ndodh pas sulmeve që Irani bëri ndaj bazës amerikane në Irak

Çfarë pritet të ndodh pas sulmeve që Irani bëri ndaj bazës amerikane në Irak

Irani iu përgjigj vrasjes ku Shteteve e Bashkuara vranë zyrtarin e saj të lartë ushtarak, gjeneral Qassem Soleimani, duke gjuajtur shumë raketa balistike në dy objektet ushtarake amerikane në Irak të martën mbrëma.

Masa frikësohet nga një luftë midis SHBA-së dhe Iranit, por koloneli në pension Stephen Ganyard, një ish-pilot luftëtar dhe analisti ushtarak i ABC News, tha që ajo që ndodh më pas do të varet vërtet nga dëmet e shkaktuar nga raketat, të cilat e sulmuan Bazën Ajrore të Erbilit në veri të Irakut dhe Baza Ajrore Ain Al-Asad në Irakun perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Kjo gjë varet nga ajo që ata godasin. Nëse ata nuk godasin asgjë, atëherë situata mund të qetësohet. Nëse ata godasin diçka thelbësore dhe nëse vrasin amerikanët, atëherë ata mund të presin që kjo do të çojë në një hakmarrje të rëndësishme të SHBA-së”, tha Ganyard.


Shtëpia e Bardhë tha se ishte në dijeni të raporteve të lëshimeve të raketave.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Një deklaratë nga Departamenti i Mbrojtjes thoshte se ende po punon për vlerësimet fillestare të dëmeve.

Trupat Revolucionare Islamike të Iranit thanë në një deklaratë se “çdo pushtim dhe agresion i ri do të rezultojë në përgjigje më të dhimbshme”.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë ABC News se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Botë
Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Serbia
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Kalo në kategori