Muajt e fundit, Qeveria e Kosovës, mediat, por edhe opinioni përmes rrjeteve sociale, ka ashpërsuar fjalorin ndaj Bashkimit Evropian dhe skepticizmi ndaj tij, ka shënuar ngritje, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Sipas tyre, ky diskurs është frymëzuar nga zhvillimet në realitetin politik dhe shoqëror.
Politologu Ramush Tahiri, thotë se institucionet qeveritare, por edhe opinioni në Kosovë janë të zhgënjyer me mospërmbushjen e pritjeve që kanë pasur në raport me BE-në, e të cilat janë bazuar në premtimet që BE-ja i ka dhënë për Kosovën.
“Diskursi anti-evropian që po krijohet në Kosovë, e ka një bazë reale, sepse Kosova ka ngecur në integrimet evropiane, si vendi i fundit në Ballkan. Ndërsa, gjithashtu, zhgënjimi i madh është me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka mbetur 10 vjet prapa Serbisë, përkundër që Kosova pasur misione ndërkombëtare dhe evropiane në territorin e saj. Ato është dashur që ta ngritin cilësinë e qeverisjes dhe të vendimmarrjes, si dhe sundimin e ligjit”, thekson Tahiri.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini. Fotografi nga arkivi.
Ai shton se Qeveria e Kosovës me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë marrë një kurs të partneritetit të plotë dhe të pakusht me Bashkimin Evropian dhe tashme po sillet si palë që kërkon përgjegjësi nga Bashkimi Evropian dhe i gjykon veprimet e tij, praktika të cilat deri më tash nuk kanë ndodhur.
Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që rritja e pakënaqësisë është produkt i zhgënjimit të qytetarëve të Kosovës me qëndrimin, siç e quaj ai, injorues të Bashkimit Evropian, veçmas në rastin e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Pakënaqësia është shtuar, sipas tij, për më tepër, për shkak që zyrtarët e BE-së e kanë pranuar që Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, ndërkohë që pritshmëria e qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë e madhe se procesi do të përfundojë pozitivisht.
“Shumë njerëz i kanë bërë edhe planet familjare dhe planet e karrierës, si dhe të bizneseve, me këtë lloj kohe. Kjo, më pas ka shkaktuar këtë lloj rritje të pakënaqësisë dhe këtë rritje të diskursit negativ ndaj Bashkimit Evropian. Sigurisht që një ndikim jo të vogël ka këtu edhe bindja se Brukseli nuk ka politikë të balancuar në procesin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse e ka favorizuar më shumë Serbinë. Këto nuk janë vetëm qëndrime politike, por janë analiza kritike”, thotë Krasniqi.
Siç thekson ai, përderisa Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave, Serbisë i është lejuar hapja e dy kapitujve në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, kapitulli për politikat monetare dhe kapitulli për statistikat.
Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë që Kosova, që nga themelimi i shtetësisë së saj ka shprehur përkushtimin për integrimet evropiane dhe euroatlantike.
Në këtë drejtim, sipas politologut Tahiri, ashpërsimi i fjalorit ndaj Bashkimit Evropian dhe krijimi i një euro-skepticizmi mund të jenë të dëmshëm, sepse Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE. Por, siç thotë ai, do të ishte mirë që BE-ja t’i shqyrtojë politikat e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.
“Do të duhej që të mos hyjnë vendet veç e veç, por këto vende që kanë mbetur, të hyjnë në grup, sepse çdo lënie pas dore në këtë rast të Kosovës, do të shkaktonte edhe tensione të brendshme. Do të humbte perspektivën evropiane, por edhe do të shkaktonte një garë të pandershme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor,në këtë rast të Kosovës dhe Serbisë, të cilat, në vend se ta ndihmojnë, do ta pengonin njëra-tjetrën”, shprehet Tahiri.
Megjithëkëtë, profesor Krasniqi vlerëson se atmosferë euro-skeptike ka më tepër se sa në Kosovë, në vetë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në Serbi. Siç thotë ai, është krijuar bindja që nëse bëhet presion në Bruksel, merren më shumë favore. Sipas tij, kështu është kuptuar, së paku në rastin e Serbisë, ndërkaq që zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës me rastin e mosliberalizimit të vizave, i ka bërë ata që nga euro-entuziastët të kalojnë në euro-skeptikë.
“Se si do të ndikojë në marrëdhënie, kjo mbetet për t’u parë. Por, unë jam i bindur që në rast se Bashkimi Evropian nuk e ndryshon kursin ndaj Kosovës – veçmas në çështjen e liberalizimit të vizave dhe në një politikë më të ekuilibruar në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – do të ndodhë rritja e euro-skepticizmit në Kosovë, por edhe rritja e nacionalizimit shqiptar. Këto, pastaj do të shkonin bashkë dhe atëherë do të jemi në një situatë që do të jetë më e vështirë që të menaxhohen këto raporte”, vlerësoi Krasniqi.
Sidoqoftë, politologu Tahiri thekson që institucionet e Kosovës nuk mund t’i ikin përgjegjësisë për krijimin e skepticizmit të krijuar ndaj BE-së, për shkak se edhe ato u kanë premtuar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave, i cili, bazuar në deklaratat e zyrtarëve të BE-së, nuk do të realizohet, të paktën, deri në vitin 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania