Të hënën e ardhshme, më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Ndryshe nga ajo që thuhet në media, një marrëveshje për ndryshimin e territoreve në Ballkan nuk pritet të ketë, i tha DW-së një zyrtar i qeverisë gjermane. Madje nuk mund të pritet as edhe një marrëveshje konkrete përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Edhe zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha të premten, 26 prill 2019, në Berlin se takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal. Demmer konfirmoi se Kosova do të jetë një nga temat kryesore.
Sipas burimeve të DW, Kosova do të jetë tema kryesore gjatë darkës, pra, në pjesën e dytë të samitit.
Në pjesën e parë do të ketë edhe një diskutim ku të gjithë të ftuarit do të shprehin pikëpamjet, qëndrimet, shqetësimet e tyre, hallet dhe kërkesat e tyre në lidhje me situatën në rajon.
Gjermania pritet të kërkojë nga qeveria e Kosovës që ajo të heqë taksat doganore prej 100 për qind të e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sepse pa to nuk mund të ketë vazhdim në dialogun e normalizimit.
Pjesëmarrësit
Nga Kosova është ftuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa Serbia priten të vijnë presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Brnabiç. Thaçi, Vuçiq, Gjukanoviq dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra.
Disa liderë nga rajoni, si për shembull presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik më parë ishin shprehur të pakënaqur që nuk ishin ftuar në takim. Demmer tha në konferencën e shtypit, se nuk mund të jepte informacion për ftesat.
Angazhimi i drejtpërdrejtë i kancelares Angela Merkel në Ballkan ka qenë një dëshirë e kahershme e shumë politikanëve nga rajoni dhe nga Gjermania. Dëshira u përforcua kur dialogu i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, i drejtuar nga shefja e politikës së jashtme në BE Federica Mogherini, nuk solli rezultat.
Zonja Mogherini do të jetë gjithashtu e pranishme. Në takim nuk pritet të jetë i pranishëm kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. “Ai nuk e kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij”, i tha DW-së një burim.
Në takim marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, pra, krahas Francës dhe Gjermanisë, bëhen katër vende të BE-së të interesuara seriozisht për Ballkanin. Organizatorët Macron dhe Merkel nuk duan të zëvendësojnë në asnjë mënyrë rolin e Bashkimit Evropian. Por ata duan të dëshmojnë se edhe pse BE aktualisht ndoshta nuk flet me një zë në lidhje me Kosovën, interesimi i shteteve të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është i pandërprerë, mësoi DW nga qarqet diplomatike.
Zgjerimi i BE
Megjithëse takimi është joformal, pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të takimit, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit.
Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian, prandaj kjo nuk do të jetë temë e samitit vetë. Por si për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ashtu edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë paraparë takime bilaterale me kancelaren Angela Merkel, para fillimit të takimit. Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje