Se me çfarë interesi janë pritur zgjedhjet e Kosovës në Shqipëri, e kupton nga mijëra mesazhe në rrjetet sociale. Fitorja e opozitës dhe kalimi në opozitë i Partisë Demokratike të Kosovës pas 12 vitesh ishin disa prej mesazheve të forta që morën të gjithë shqiptarët prej këtyre zgjedhjeve.
Megjithatë, nuk mund ta mohosh se në Shqipëri kanë marrë disa leksione demokratike nga Kosova.
Së pari, shqiptarët mësuan se nuk është një tabu të japësh dorëheqje si kryeministër dhe ta çosh vendin në zgjedhje të parakohshme.
Së dyti, në Shqipëri mësuan se si zhvillohet një proces zgjedhor model në shtetin më të ri në Evropë. Kur në Shqipëri duhen ditë të tëra për të nxjerrë minimalisht shifrën e pjesëmarrjes në votime monopartiake me 10 për qind votues, Kosova numëroi dhe nxori rezultatin brenda pak orësh pa asnjë kontestim.
Së treti, votimet në Kosovë konfirmuan edhe më shumë fenomenin politik që po ndodh kudo në Evropë: atë të vështirësisë për të krijuar qeveri me një parti. Dobësimi i partive po e bën më të dukshëm këtë fenomen. Por, përkundër kësaj fryme, ajo që ndodhi në Shqipëri në vitin 2017 kur një parti mori e vetme ‘timonin’, ishte një rekord politik. Kjo mund të ketë dy shpjegime: Ose manipulimi ka qenë në shkallë industriale, ose qeverisja e Edi Ramës ka qenë më e mira në kontinent. Të besosh këtë të dytën duhet të jesh i çmendur.
Së katërti, shqiptarët e Shqipërisë e panë qartë se përse Evropa e ka të vështirë të hapë negociatat me një qeveri si ajo e Edi Ramës, që nuk bën zgjedhje edhe kur është vetëm në garë. Jo vetëm kaq, por teksa shohim se në rrugën e integrimit po na parakalon çdo shtet ballkanik, nuk është çudi që me këtë qeverisje të na parakalojë edhe Kosova, njësoj si kombëtarja e tyre e futbollit.
Së pesti, shqiptarët e Shqipërisë panë se si fenomeni ciklik i pakënaqësisë me elitat dhe politikën sjell në pushtet një forcë populiste si Vetëvendosje. Shqipëria po e kalon ciklin e saj pa prodhuar ndonjë lëvizje domethënëse që do të konkurronte me partitë e mëdha. Në këtë mënyrë rotacioni politik do të vazhdojë të jetë ai klasik, largimi i PS-së dhe ardhja e PD-së.
Pikërisht për shkak të ciklit të zemërimit, tashmë që Vetëvendosje dhe Albin Kurti do të vijnë në pushtet në Kosovë, është momenti për të parë se çfarë mësimesh mund të nxirren në të ardhmen nga ky zhvillim politik.
E para, shqiptarët e Shqipërisë do të shohin se si zbatohet në terrenin politik një ide populiste, të cilën nuk e prodhuan dot gjatë kësaj kohe të mbushur me protesta e zemërim. Ideja populiste është e thjeshtë, atë mund ta kenë të majtë, të djathtë, nacionalistë, komunistë, etj. Parimi është ky: ata janë njerëz të këqij, ne jemi të mirë. A mjafton kaq për të qeverisur? Le ta shohim.
E dyta, shqiptarët e Shqipërisë do presin të shohin se çfarë do të ndodhë me Albin Kurtin, luftëtarin e paepur të protestave dhe të demonstratave. A do transformohet edhe ai si Alexis Tsipras, duke u bërë pjesë e rrymës? A do ta bëjë presioni ndërkombëtar që të jetë një politikan tradicional?
E treta, shqiptarët e Shqipërisë do të shohin se çfarë ndodh me idetë ultra të majta për rishpërndarjen e pasurisë dhe për shërbimet falas, që propagandon Vetëvendosje. A do zbatohen në terren dhe a do sjellin rezultate katastrofike siç ka ndodhur në vende të tjera? A do transformohen edhe ata si Edi Rama dhe qeverisja e tij që e nisi me premtime për gjithçka falas dhe përfundoi duke pasuruar një grusht njerëzish me koncesione marramendëse?
E katërta, meqë jemi tek qeverisja e Edi Ramës, pritet të shihet se çfarë presioni do të ushtrojë kjo fitore e Vetëvendosjes brenda kampit socialist. Disa shkëndija janë dhënë që përpara se të votohej në Kosovë. A do shërbejnë këto shkëndija për të ndezur një zjarr më të madh në PS kundër një kryeministri që e ka çuar vendin dhe PS-në në një pikë të mjerueshme?
E pesta, Kosova ka sfida të mëdha, duke përllogaritur këtu diskutimet me Serbinë. Por, aftësia e një qeverisje në Ballkanin Perëndimor shihet tek fuqia për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe nepotizmin.
Se çfarë do rezervojë e ardhmja për Kosovën, kjo nuk mund të thuhet me saktësi. Por, fakt është se me atë që treguan të dielën, i kanë lënë shqiptarët në Shqipëri me një shije të mirë për vëllezërit tanë, duke shtuar më shumë dëshpërimin për ‘monstruozitetin’ antidemokratik që kemi krijuar në shtetin amë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame