LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendojnë tradhtarët dhe çfarë i shtyn ata drejt thyerjes së premtimit?

Çfarë mendojnë tradhtarët dhe çfarë i shtyn ata drejt thyerjes së premtimit?

Tradhtia është fenomen kompleks që sigurisht shoqërohet me sjellje komplekse. Ndonëse reagimi i parë ndaj një tradhtie është inati, dënimi, hakmarrja, etj, njerëzit flasin pak për psikologjinë që qëndron pas një akti të tillë

Çfarë mendojnë tradhtarët dhe çfarë i shtyn ata drejt thyerjes së premtimit? Më poshtë, do të gjeni një listë me +10 gjëra që askush s’jua ka treguar për mënyrën sesi tradhtarët mendojnë, shkruan Bustle.

1. Ata i tremben konfliktit


Mund ta dinë që marrëdhënia ka probleme, por duke qenë se i tremben përpalljes që mund të pasojë në konflikt, zgjedhin të arratisen jashtë saj.

2. Ndoshta po kërkojnë të shmangin privatësinë

Për disa, tradhtia është një mënyrë për të vendosur distancë emocionale mes tij dhe partnerit nëse gjërat po ecin shumë shpejt. Disa të tjerë kërkojnë distancim fizik dhe kjo mund të jetë një pasojë e traumave të së shkuarës.

Një marrëdhënie abuzive e shkuar bën që njëri nga partnerët të ketë frikë të krijojë afërsi të madhe, nga mendimi se mund të lëndohet sërish.

3. Mund të tradhtojnë për t’u hakmarrë

Tradhtia është gjithashtu një mënyrë pasivo-agresive për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive që mendon se partneri të ka bërë. Në vend që t’i t’ia adresosh gjithë inatin që ke përballë, zgjedh tradhtinë dhe ndihesh i justifikuar edhe nëse të zbulojnë një herë apo një tjetër.

4. Ndoshta duan të zbulojnë çdo të thotë të mos jesh monogam

Tradhtia mund të jetë edhe formë rebelimi. Ka nga ata që duan t’i provojnë vetes ose botës se njeriu s’është qenie monogame dhe që 1 person i vetëm s’mund të jetë i duhuri për të.

5. Po kërkojnë mbështetje jashtë për problemet e lidhjes

Është një tjetër formë për të marrë gjërat në kontroll, për t’u karikuar dhe për të gjetur komoditet, qoftë edhe për pak kohë.

6. Janë në kërkim të aventurave

Ka dha nga ata tradhtarë që janë të tillë pasi s’jetojnë dot pa aventura, rrezik, emocione dhe gjëra që ndaluara.

7. Seksi mund të jetë gjithashtu pjesë e ekuacionit

Për të tjerë, tradhtia është seks më i mirë nga çfarë gjejnë në lidhje. Kjo ndodh në rastet kur flasim vetëm për tradhti të pastër fizike!

8. Ata tentojnë t’i minimizojnë veprimet e tyre

Një tradhtar ka gjasa t’i thotë vetes “është thjesht seks”, edhe kur s’është kështu. Është thjesht një mekanizëm mbrojtjeje, citon Anabel.

9. Mund të kenë vetëbesim të ulët ose janë narcisë

Njerëzit mund të tradhtojnë kur kanë dëshpërimisht nevojë për t’u ndjerë të aprovuar nga të tjerë.

10. Ata mund të jenë duke u përpjekur të ndryshojnë si njerëz

Ne jemi njerëz të ndryshëm kur jemi pranë njerëzve të ndryshëm. Edhe pse nuk ka asgjë që s’shkon me lidhjen aktuale, ka nga ata që duan të eksplorojnë me pjesë të tyret jashtë saj.

11. Ata nuk duan të të lëndojnë

Mos i përfytyroni si njerëz të këqij. Tradhtarët nuk nisen me idenë për të lënduar partnerët, përkundrazi në shumë raste ndihen fajtorë që janë të pakënaqur me marrëdhënien, vetëm nga frika që pala tjetër do të lëndohej.

Një divorc apo një ndarje do t’i trembte pikërisht nga dhimbja që mund t’i shkaktohej partnerit tjetër, prandaj zgjedhin një lidhje paralele për të plotësuar nevojat emocionale dhe fizike.

/Telegrafi/