LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka transferuar Liverpooli: Pamje nga paraqitja e Alcantaras ndaj Evertonit – spanjolli ishte në çdo prekje magjik

Çfarë ka transferuar Liverpooli: Pamje nga paraqitja e Alcantaras ndaj Evertonit – spanjolli ishte në çdo prekje magjik

Sa më shumë ndeshje po luan te Liverpooli, aq më shumë Thiago Alcantara po fiton zemrën e tifozëve të The Reds.

Mesfushori spanjoll iu bashkua skuadra angleze në afatin kalimtar të verës nga Bayern Munichu për 30 milionë euro.

Lojtari 29-vjeçar, deri më tani është duke treguar se mund të jetë transferimi më i qëlluar i këtij edicioni në Ligën Premier.


Thiago debutoi në fitoren 2-0 ndaj Chelseat në muajin e kaluar, derisa arriti që të bënte më së shumti pasime sa komplet lojtarët e The Blues dhe theu rekordin e vendosur në ligën angleze nga viti 2003/2004.

I infektuar me COVID-19 në fillim të këtij muaji dhe ia doli të mposhte virusin, për t’u rikthyer n formacionin bazë të Liverpoolit ndaj Evertonit.

Edhe pse skuadra e tij barazoi 2-2, Alcantara i la të gjithë gojë hapur me paraqitje e tij ndaj rivali lokal në Goodison Park.

Statistikat e tij ndaj Evertonit:

Më së shumti prekje të topit (93)

Më së shumti pasime (70)

Më së shumti pasime në pjesën kundërshtare (48)

Më së shumti ndërhyrje të kompletuara (4)

Më së shumti aksione të ndërprera (2). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori