LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ‘skin cycling’, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës

Çfarë është ‘skin cycling’, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës

Pas plazhit dhe ekspozimit në diell, kur keni investuar në trajtime dhe kremra rigjenerues, vjen momenti i vjeshtës dhe temperaturave më të ulëta. Një cikël tjetër kujdesi ndaj lëkurës po përkthehet në një rutinë të popullarizuar në TikTok, e miratuar kjo nga dermatologët

Quhet “skin cycling” ose stërvitja e lëkurës që përgatit fytyrën për stinën e vjeshtës, me trajtime dhe kujdes disi më intensiv, por njëherësh edhe efektiv kundër plakjes.

Çfarë është “skin cycling” i lëkurës?


E zbuluar dhe përhapur për herë të parë vjeshtën e kaluar, kjo rutinë e kujdesit për lëkurën rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë. Sekreti qëndron në kohën e aplikimit, gjithmonë në mbrëmje, shkruan Harper’s Bazaar.

I gjithë cikli i rigjenerimit dhe përgatitjes së lëkurës përfundon në katër ditë. Mbrëmja e parë i kushtohet eksfolimit; e dyta është nata e retinolit; e treta dhe e katërta janë të destinuara për shërim. Doza bujare kremi dhe serumi që hidratojnë lëkurën pas trajtimeve intensive.

gettyimages

Ky cikël lejon rutinën kozmetike që t’i përafrohet ritmit natyral të rigjenerimit të lëkurës dhe jep goxha shkëlqim.

Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
Lexo po ashtu Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell

Ashtu si gjimnastika për lëkurën, ky cikël është një mënyrë kujdesi për t’u kthyer në rutinën tuaj të bukurisë, pa e mbingarkuar fytyrën, citon Anabel.

Një balsam për heqjen e grimit, vitaminë C, kremra me retinol për trajtimin e pjesës poshtë syve si dhe acid hialuronik për lëkurën në tërësi, janë vetëm disa nga elementët e kësaj rutine kujdesi për lëkurën.

#dermatologist #dermatology #skincare #skincareroutine #skincycling #skin #skincaretips ♬ original sound – Good Morning America

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Do t’i lani sutjenat pas çdo veshjeje, ky është shkaku i cili do t’ju bindë të veproni kështu

Femra
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare

Në çift
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Këshilla për prindër
Kalo në kategori