LAJMI I FUNDIT:

Çfarë e shkaktoi vdekjen e dyfishtë në maternitet? Mjekët akuzojnë kolegët (Video)

Çfarë e shkaktoi vdekjen e dyfishtë në maternitet? Mjekët akuzojnë kolegët (Video)

Çfarë u bë gabim? Çfarë çoi në humbjen e jetës së foshnjës dhe të 35-vjeçares nga Paskuqani, Aida Çajku? Përveç sorollatjes prej afro 5 orë e gjysmë nga njëri spital në tjetrin ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja.

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e saj duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake.

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet – ky është versioni i policisë!
Lexo po ashtu Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet – ky është versioni i policisë!

Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemoragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.


Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatëzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të konktaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, thone të njëjtën gjë: ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35-vjeçares për në urgjencën e QSUT-së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet.

Nga ana tjetër, funksionon qendra e koordinimit. ku mjekët e maternitetit mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut, por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në senatorium është konstatuar shok hemoragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet dhe kur gjendja e gruas ishte rënduar, atëherë është thirrur konsultë e zgjeruar.

Por atëherë ishte shumë vonë. Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemoragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Por për këtë do të vendosë mjekësia ligjore./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Lajme
Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Lajme
Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Lajme
“Nuk i paska pi tabletat”-  zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

“Nuk i paska pi tabletat”- zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

Politikë
Kalo në kategori