Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘ACM Awards’ u transmetua në Nashville, Tennessee, pa fansa dhe asnjë duartrokitje, edhe kur fituesit u ngritën drejtpërdrejt për të pranuar çmimet e tyre.

Megjithatë, edicioni i 55-të i këtij evenimenti madhështor kishte gjëra shumë të bukura dhe yje të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre.


Stafi i ngjarjes qëndroi në hyrje të ‘Grand Ole Opry’ duke i inkurajuar të ftuarit dhe artistët që të respektojnë distancën sociale dhe të mbajnë masat mbrojtëse.

5f62d8c493ecc.image Stafi u përkujdes për të ftuarit në hyrje të 'Grand Ole Opry' (Foto: Mark Humphrey)

Maren Morris fiton çmimin si ‘artistja femër e vitit’ gjatë edicioni të 55-të të ndarjes së çmimeve në ACMs.

5f62d8c60772d.image Maren Morris shpallet 'artistja femër e vitit' (Foto: Mark Humphrey)

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vendet në sallë ishin boshe dhe nuk kishte asnjë fans apo të ftuar special.

5f62d8c94f3c0.image Salla ishte boshe për shkak të situatës me COVID-19 (Foto: Mark Humprhey)

Old Diminion ndërkohë pranuan ‘çmimin e vitit’ për këngën “One Man Band”.

5f62d8caa04f1.image Old Diminion pranuan ‘çmimin e vitit’ për këngën “One Man Band” (Foto: Mark Humphrey)

Lily Alrdrige në anën tjetër prezantoi ‘grupin e vitit’, ndërsa Old Dominion fituan edhe këtë çmim.

5f62d8cbf1853.image Lily Alrdrige prezantoi ‘grupin e vitit’ (Foto: Mark Humphrey)

Cam prezantoi ‘këngën solo të vitit’ gjatë këtij evenimenti madhështor.

5f62d8d0d8820.image Cam prezantoi 'këngën solo të vitit' (Foto: Mark Humphrey)

Keith Urban edhe këtë herë ishte nikoqir dhe ka mbajtur një fjalim mbrëmë në Nashville, Tenn.

5f62d8d265142.image Keith Urban nikoqir edhe këtë vit në ACM Awards (Foto: Mark Humphrey)

Darius Rucker prezantoi albumin e vitit dhe fitues ishte Luke Combs me këngën “What You See Is What You Get”.

5f62d8d3aed7b.image Darius Rucker prezantoi albumin e vitit (Foto: Mark Humphrey)

Mickey Guyton dhe Keith Urban performojnë së bashku “What Are You Gonna Tell Her”.

5f62d8d5256e7.image Keith Urban dhe Mickey Guyton performojnë së bashku (Foto: Mark Humphrey)

Lauren Alaina ka prezantuar ‘artistin e vitit’, teksa edhe këtë çmim e ka fituar Luke Combs.

5f62d8db1722b.image Lauren Alaina (Foto: Mark Humphrey)

Këngëtarja amerikane, CeCe Winans, prezanton çmimin e ‘artistes së vitit’ dhe këtë e fitoi Marren Morris.

5f62d8e1c140d.image CeCe Winans (Foto: Mark Humphrey)

Carrie Underwood pranoi çmimin ‘argëtuesi i vitit’ së bashku me Thomas Rhett.

5f62d8ebc3d90.image Carrie Underwood (Foto: Mark Humphrey)

5f62d8eeaa5f9.image Carrie Uonderwood dhe Keith Urban (Foto: Mark Humphrey)

/Telegrafi/