Çfarë duhet të bëni kur ju del gjak nga hundët? A e dini cili është pozicioni i duhur?

Rrjedhja e gjakut nga hunda zakonisht ndodh befasisht
Erëza Y. Durmishi
Studente e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë
Shkaqet mund të jenë të ndryshme: frakturë, trup i huaj, acarim, inflamacion, apo të një natyre më serioze.
Shkaktarët e përgjithshëm janë ngritja e shtypjes së gjakut (hipertensioni, shqetësimi, rritja e presionit qendror të venave), andaj nëse shfaqet shpesh, ose nuk mund ta ndalni, shkoni sa më parë te mjeku.
Si duhet të reagoni? Çfarë duhet të bëni dhe si ta vendosni kokën kur fillon t’ju dalë gjak nga hunda?
Është e domosdoshme të qetësoheni, apo të qetësoni personin të cilit i ndodh kjo gjë, pozicioni i duhur i uljes është me kokën poshtë.
Është me rëndësi të merrni frymë qetësisht, mos bëni panik.
E para që duhet të bëni, në këtë pozicion është të shtypni butësisht rrënjën e hundës. Pasi gjakrrjedhja të ndalet pak, përmbajtja e mpiksjes së gjakut duhet të hiqet nga hunda, nëse personi ka mundësi. Pastaj, nëse gjakrrjedhja është e intensitetit më të ulët, është mirë që disa herë të merrni dhe të nxirrni frymën nëpërmjet hundës.
Në mënyrë që presioni të stabilizohet, është e rëndësishme që pas kësaj të mos bëni lëvizje të papritura të kokës dhe do të ishte mirë të qëndroni në pozicion ulur edhe për një kohë.
Nëse gjakderdhja nuk mund të ndalet, është mirë të vendosni garzë ose shtupë pambuku dhe t’i drejtoheni mjekut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk