Kosova edhe një herë del kokë lartë në sportin e xhudos duke bërë paraqitje spektakolare në Antalia të Turqisë.

Në ditën e parë të Grand-Prix Antalya rrëmbën tri madje: dy të artë dhe një të argjend.


Paraqitje fantastike e vajzave tona pasi Fjolla Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të marrin medalje.

fjolla kelmendi e1523021263718 Kelmendi në aksion

Fjolla Kelmendi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.  Ajo arriti ta rrëmbejë medaljen e argjendtë në kategorinë 48 kilogramë. Në finale u mposht nga portugezja, Catarina Costa.

Pas saj në tatam u ngjitë Distria Krasniqi. Tashëm me përvojë Disi e menaxhoi shumë mirë luftën e saj duke e mbyllur para kohe.

30127795 10213900531605351 7216917851009576104 n Distria pasi e fitoi luftën

Ajo e siguroi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg në Grand-Prix Antalya. Krasniqi e ka mposhtur në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Në fund ishte momenti i Nora Gjakovës në kategorinë deri në 57 kilogram. Ajo e ka mposhtur xhudisten nga Korea e Jugut, Jandi Kim me ippon.

30127559 10213900531805356 8183888803371021091 n Nora në aksion

Driton Kuka ndjehet krenar me xhudistet e tij që në ditën e parë morën tri medalje.

“Nora e Disi të arta, Fjolla e argjendtë!  Nora Gjakova gjatë ditës fitoi luftërat por nuk ishte në elementin e saj më të mirë por në finale shkëlqeu kundër Koreanes Jandi Kim dhe fitoi të artën në 57 kg! Distria Krasniqi fillim e mbarim dominoi garën në 52 kg, shkëlqeu në çdo luftë dhe paralajmëroi medalje në Evropian këtë muaj!”.

20130827 Rio Majlinda Kelmendi Driton Kuka e1460059123679 Kuka dhe Majlinda Kelmendi

“ Befasia e këndshme Fjolla Kelmendi në 48 kg në finale u mposht në sekonda të fundit, por ajo nuk po dorëzohet dhe po imponohet që ka ende për të treguar në arenën ndërkombëtare! Nesër garon Akili e pasnesër Loriana, Leutrimja mbeti sot pa medalje por pas shumë lëndimeve edhe ajo po rikthehet Grand Prix Antalya, me ekip gjendet Presidenti i federatës, ekipi ishte dakord që këtë fundjavë t'i përcjellë nga shtëpia garat afër familjes që shumë kohë kalon pa mua gjatë përgatitjeve e garave të shumta! Krenar me ju, Kosova po bëhet miq, Kombi ynë Shqiptar ka vlera, kjo s'do koment”, ka shkruar Kukan në facebook. /Telegrafi/

telegrafi sport app