Kim Kyu-li e konsideron veten “gruaja më me fat në botë” pas një dekade në arrati, urie dhe martesë të detyruar.
Por historitë e njerëzve që largohen nga Koreja e Veriut – si ajo – nuk janë të rralla.
Pasi i mbijetoi një urie buke katastrofike që shkatërroi shtetin e udhëhequr nga Kim Jong-Un në mesin e viteve 1990, ajo iku në Kinë ku qëndroi për shtatë vjet.
“Kur shkova për herë të parë në Kinë, nuk mund ta kuptoja gjuhën kineze, kështu që nuk e kisha idenë se çfarë po thoshte ndërmjetësi, nëse ai po negocionte për të më shitur mua”, tha ajo për Metro.co.uk për përvojën e saj fillestare në vend, përcjell Telegrafi.
“Shumë gra koreano-veriore që u shitën përfundojnë duke u përballur me dhunën në familje dhe shpesh nuk janë në gjendje të ikin nga lagjja e tyre”.
Kjo është një nga arsyet që Kyu-li e sheh veten si me fat.
Pas dezertimit, ajo iu shit një kinezi me origjinë koreane, i cili ishte tri vjet më i madh se ajo.
Familja e tij e trajtoi mirë dhe madje e ndihmuan të gjente një punë në një restorant në Tian Jin, afër Pekinit.
Nga Kina, Kyu-li u arratis në Mongoli; më pas u nis për në Korenë e Jugut dhe më në fund mbërriti në Londër në vitin 2007, ku ndodhet tani.
Tani, ajo po lufton për të gjetur motrën e saj, Cheol-ok, një nga rreth 600 “dezertorët” që u deportuan nga Kina në Korenë e Veriut dy muaj më parë.
Frika është rritur për koreano-veriorët si ajo, të cilët janë etiketuar si “kriminelë” dhe “tradhtarë” nga regjimi i Kim Jong Un, që kur u kthyen me forcë në atdheun e tyre.
Kjo pasi që Pheniani e konsideron largimin nga vendi pa leje një krim të ‘tradhtisë kundër kombit’, i dënueshëm me vdekje ose me burgim në kampet e punës.
Atje, të larguarit përballen me mundësinë e torturës. Gratë i nënshtrohen dhunës seksuale dhe me bazë gjinore, si dhe aborteve të detyruara.
Mediumi britanik thotë se ka përcaktuar pesë pika të kalimit kufitar në provincat Jilin dhe Liaoning të Kinës, të përdorura për t’i kthyer ato në Korenë e Veriut.
Këto përfshijnë Dandong në Sinuiju, Changbai në Hyesan, Helong në Musan, Tumen në Onsong dhe Hunchun në Kyongwon.
Dhe siç zbulohet nga organizata e të drejtave të njeriut me bazë në Seul, Grupi i Punës për Drejtësinë Tranzicionale (TJWG), këto janë vendkalimet ku autobusët dhe furgonët e ruajtur shumë që transportonin qindra të arratisur hynë në Korenë e Veriut në errësirë.
Qindra u arrestuan ndërsa përpiqeshin të iknin në Korenë e Jugut dhe vende të tjera në kërkim të lirisë.
Jeta në Kinë
Kryesisht për meritë të motrës së saj më të madhe, Cheol-ok është një nga të paktët e njohur për publikun koreano-veriorë që u riatdhesuan kohët e fundit.
Pasi dezertoi në moshën 14-vjeçare në kulmin e mungesës së bukës në vitin 1998, ajo u vendos në një qytet në provincën verilindore kineze të Jilin.
Ashtu si Kyu-li, ajo u detyrua të martohej me një kinez, martesë që ishte rregulluar nga një trafikant njerëzish dhe më vonë lindi një vajzë.
Ajo ishte e kënaqur me jetën e re gjatë 25 viteve të fundit, por u arrestua papritur për arsye të panjohura më 5 prill, muaj para lindjes së mbesës së saj.
Pas një hetimi nga TJWG, Metro.co.uk thotë se mund të zbulojë ekskluzivisht se Cheol-ok u mbajt në Qendrën e Paraburgimit të Qytetit Baishan në distriktin Hunjiang, në provincën Jilin.
Hera e fundit që Kyu-li foli me motrën e saj më të vogël ishte më 4 prill, para se ajo të largohej nga shtëpia dhe të ndalohej.
“Pas riatdhesimit, Cheol-ok do të përballet me dënime të rënda, punë të detyruar, mungesë ushqimi dhe pa qasje në ilaçe kur sëmuret”, tha ajo.
“Për më tepër, autoritetet e Koresë së Veriut nuk kujdesen nëse të burgosurit, si vëllai im më i madh, jetojnë apo vdesin në burg”.
“Ai dezertoi në vitin 2002 dhe iu nënshtrua dënimeve të rënda dhe uria. Vendndodhja se ku është varrosur mbetet e panjohur”.
Shkrimi i mediumit britanik vë në pah edhe faktin se nuk është vendosur asnjë komunikim me të larguarit që nga riatdhesimi.
Vendndodhja dhe mirëqenia e tyre mbeten të paqarta për shkak të asaj që mund të përshkruhet vetëm si një vrimë e zezë informacioni në Korenë e Veriut.
Identiteti i tyre është gjithashtu i panjohur, megjithëse shumica – më shumë se 70% – pritet të jenë gra.
Shqetësime për të tjerë që mund të kthehen në Korenë e Veriut
Të dy qeveritë kineze dhe të Koresë së Veriut kanë refuzuar të komentojnë ose të konfirmojnë njohuritë për dëbimin e fundit.
Ai vjen pasi qeveria e Kim Jon Un njoftoi rihapjen e kufijve në gusht, të cilët u mbyllën në fillim të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Veç këtyre, ekzistojnë shqetësime të mëdha se deri në 1500 njerëz të tjerë mund të kthehen në Korenë e Veriut në muajt e ardhshëm.
Por Kina kurrë nuk i ka njohur ata që ikin si të larguar, dhe në vend të kësaj i quan ata “migrantë ekonomikë”.
Catriona Murdoch, avokate britanike dhe partnere në firmën ligjore të të drejtave të njeriut Global Rights Compliance (GRC), theksoi se krimet si ky që ndodhin brenda Koresë së Veriut po shkojnë të pakontrolluara “pas dyerve të mbyllura”.
Sipas saj, “me vëmendjen ndërkombëtare të fiksuar në gjetjen e atyre që janë rrëmbyer në Gaza, ose atyre të transferuar me forcë në Rusi, abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut dhe krimet ndërkombëtare që ndodhin brenda Koresë së Veriut vazhdojnë pandërprerë”.
“Ka ardhur koha për të folur, për të kërkuar të zhdukurit, për të parandaluar zhdukjet dhe për të kërkuar me rigorozitet përgjegjësi tek ata që kryejnë krime të tilla”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPutin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme