Kompania çeke e energjisë CEZ po planifikon të largohet nga Bullgaria dhe Turqia, për shkak të konflikteve me autoritetet vendore.
Sipas Bloombergut, CEZ është në bisedime për të shitur asetet e saj në Bullgari, të cilat përfshijnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe disa termocentrale me qymyr.
Skenari i largimit të CEZ-it nga Bullgaria është thuajse i ngjashëm me atë të Shqipërisë. Në vitin 2013, mijëra bullgarë dolën në protesta kundër kompanisë çeke për shkak të faturave të larta të energjisë.
Protestat çuan në rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që Enti bullgar i Energjisë detyroi CEZ-in të ulë çmimet e më vonë pezulloi licencën e saj përkohësisht. Por, vitin e kaluar, CEZ e paditi qeverinë bullgare në Arbitrazh dhe çështja është ende në shqyrtim.
Pothuajse në të gjitha vendet e rajonit, CEZ është larguar në konflikt me qeveritë vendase.
Në vitin 2011, kompania paditi qeverinë e Bosnjës duke kërkuar 60 milionë euro për projektin e termocentralit të Gackos, por gjykata i dha të drejtë qeverisë.
Dy vite më vonë, CEZ e paditi qeverinë shqiptare të 2013-s duke kërkuar rreth 200 milionë euro dëmshpërblim. Por, pas zgjedhjeve, qeveria e re “PS-LSI” e zgjidhi konfliktin përmes një marrëveshjeje mirëkuptimi. Qeveria pranoi të paguajë 95 milionë euro për CEZ-in, ndërsa kjo e fundit tërhoqi padinë në Arbitrazh.
Marrëveshja shkaktoi përplasje të forta politike në Shqipëri. Qeveria thotë se, përmes marrëveshjes, shpëtoi Shqipërinë nga një faturë e sigurt 200 milionë euroshe të lënë nga qeveria e Berishës, por opozita e cilësoi atë si një aferë korruptive.
Ndërkohë që dy vite më parë, KLSH-ja kallëzoi penalisht ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, për marrëveshjen, e cila sipas institucionit suprem të auditimit i ka shkaktuar vendit një dëm prej 450 milionë eurosh.
Por, kallëzimi u rrëzua nga Prokuroria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë