LAJMI I FUNDIT:

Çështja për përjashtimin e Skënderbeut: Vetëm kërkesë për përjashtim prej 10 vitesh, ende nuk ka vendim

Çështja për përjashtimin e Skënderbeut: Vetëm kërkesë për përjashtim prej 10 vitesh, ende nuk ka vendim

Skënderbeu rrezikon për 10 vite përjashtim nga kupat e Evropës.

Ky është lajmi i bujshëm i ditës, por nuk bëhet fjalë për përjashtim si fakt i kryer, sepse është vetëm kërkesa e Inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës në UEFA.

Siç mund të lexohet në dokumentin e siguruar nga mediat shqiptar, inspektorët që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe bëjnë rolin e prokurorit për UEFA-n, kanë përpiluar një dosje kundër Skënderbeut.


Kjo dosje i është dërguar drejtuar Organit të Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA:

Kërkesa është për një përjashtim të Skënderbeut për 10 vite nga kupat e Evropës dhe gjobë prej një milion euro gjobë për klubin.

Letra është firmosur nga avokati Migel Lietard Fernandez-Palasios dhe Eksperti i Basteve Karl Dhont.

Ky është vazhdimi i një procesi që ka zgjatur më tepër se dy vite nga organi i futbollit evropian për Skënderbeun.

Klubi korçar është penalizuar nga UEFA dy vite më parë me një sezon përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare për dyshime në implikime të ndeshjeve me rezultate të paracaktuara (kurdisje).

Për momentin ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar rreth këtij procesi disiplinor. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori