Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Çështja e zbatimit të vendimit për hapjen e urës mbi lumin Ibër pritet të diskutohet sot në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli e cila tha se do ta ngrisë si çështje sot, dhe do të jap propozim që kjo pikë të hyjë të rend të ditës në njërën nga seancat e Kuvendit.
“Për ditën nuk mund të them, por do ngritët si çështje në seancë”, ka thënë Doli.
Telegrafi po ashtu ka siguruar edhe rendin e ditës të seancës, e cila është duke u mbajtur nga ora 10:00.
Ndryshe, vendimi për hapjen e urës është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut në prill të vitit 2023, por nuk është zbatuar ende. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























