Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasinë më të madhe në këtë xhiro e ka bërë Boston Celtics, e cila ka arrit të triumfoi kundër nënkampionit të NBA-së.


Golden State Warriors kanë pësuar humbje me diferencë prej 13 pikëve, përkatësisht me rezultat 99:86, transmeton Telegrafi.

Fatal për Golden State ishte çereku i fundit, kur realizuan vetëm 12 pikë ndërsa pësuan 27.

Isaiah Thomas ishte lojtari më i mirë në radhët e fituesve me 25 pikë ndërsa Kelly Olynyk shtoi 17 sosh. Me lojë të mirë u shfaq edhe Avery Bradley, i cili pati 12 pikë dhe gjashtë asistime.

Megjithëse realizuan së bashku 48 pikë, Stephen Curry (23) dhe Klay Thompson (25) nuk ishte e mjaftueshme që të shmanget humbja.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 12 humbjeve dhe 52 fitoreve dhe Celtics ka 41 fitore dhe 24 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando 98-91 Chicago

Milwaukee 104-93 New York

Minnesota 107-91 LA Clippers

New Orleans 87-94 Toronto

Houston 108-115 Utah

San Antonio 114-104 Sacramento Kings

Denver 113-123 Washington

Miami 108-101 Charlotte

Atlanta 110-105 Brooklyn

Indiana 115-98 Detroit

telegrafi sport app