LAJMI I FUNDIT:

Çekia do të vazhdojë misionet e saj policore në Maqedoni

Çekia do të vazhdojë misionet e saj policore në Maqedoni

Në kuadër të misionit për ndihmë në sigurimin e kufirit, që lidhet me krizën e migrantëve, një kontigjent i ri prej 55 policëve të Çekisë do të reshtohen në kufijt e Maqedonisë dhe Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto misione të jashtme të policisë çeke kanë filluar vitin e kaluar, kur edhe ndodhi vala e madhe e ardhjes së migrantëve. Deri tani, në 12 misione, 400 policë çek u reshtuan në kufijtë e Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë dhe Sllovenisë, vende që gjenden në shtegun ballkanik të migrantëve.

Tashmë pesë ekipe të policëve çek janë në Maqedoni, ndërkaq për herë të parë, këta policë do të reshtohen edhe në kufijtë e Serbisë./Telegrafi/