Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.
Kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.
“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.
Sipas tij, Zeman i bëri komentet e tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.
Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.
“Nëse një shtet njihet, ne nuk mund të themi më se nuk ekziston”, tha Schwarzenberg për portalin iDnes.
Sipas tij, Zeman duhet t’i pyesë futbollistët çekë nëse Kosova ekziston apo jo.
Pan prezident se na nejbližší poradě nejvyšších ústavních zeptá, zda by bylo možné učinit krok v podobě oduznání Kosova, uvedl na dotaz novinářů na tiskové konferenci v Bělehradě.
— Jiří Ovčáček (@PREZIDENTmluvci) September 11, 2019
Ekipi kombëtar i Kosovës e mundi ekipin çek me rezultat 2:1, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të Futbollit, të shtunën.
Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë.
Viti i mbrapsht i (ç)njohjeve për Kosovën
Zeman foli me homologun serb, Vuçiq, për situatën në Kosovë, duke iu referuar në mënyrë të veçantë pozicionit të kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Tribunali i Hagës, kohë më parë, ka shprehur dyshime në lidhje me krimet e luftës të kryera nga përfaqësuesit e Kosovës dhe mendoj se për këtë arsye ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i qeverisë. Më lejoni t’ju them mendimin tim personal: shteti që udhëhiqet nga kriminelët e luftës nuk duhet të gjendet në bashkësinë e vendeve demokratike”, tha Zeman.
Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës në muajin korrik, pasi, siç ka thënë, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Nuk është ende e qartë se për çfarë dyshohet Haradinaj.
Zeman, në Beograd, tha po ashtu se nëse “Serbia vazhdon në këtë drejtim, ajo do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nuk do të jetë e para që nuk është në NATO”.
Vuçiq, në anën tjetër, tha se ka zhvilluar bisedime gjithëpërfshirëse me Zemanin.
“Serbia dhe Çekia kanë trefishuar tregtinë e tyre. Çekia është investitori i katërt më i madh në Serbi, ndërsa më i rëndësishmi është bashkëpunimi në fushën e inovacionit. Kemi biseduar edhe për politikë, për vështirësitë e Serbisë në rrugën drejt BE-së dhe në raportet me Prishtinën. Shpresoj se do të kemi sukses në ruajtjen e interesave tona kombëtare. I jam falënderues Millosh Zemanit për respektin e madh. Të rrallë janë miqtë e tillë”, tha Vuçiq, përcjell REL.
Ai i shprehu mirënjohje Zemanit veçanërisht për qëndrimin ndaj Kosovës dhe tha se “vetëm me kompromise mund të arrihet te zgjidhja e problemeve”.
Kosova dhe Serbia aktualisht janë në një proces të ngecur bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës