Shqipëria nuk ka asnjë angazhim kushtetues për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët e Kosovës. Kështu deklaron ish-ambasadori Arben Çejku, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e Presidentit Thaçi.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Çejku sqaroi edhe debatin për nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së vendit, duke deklaruar se është bërë në vitin ’98 kur Kosova ishte nën okupimin serb, ndërsa sot Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie ndështetërore mes tyre.
“Përtej protokollit të një marrëdhënie ndërshtetërore, kërkesa e Thaçit drejtuar Metës që shqiptarët e Kosovës të marrin masivisht shtetësi të Shqipërisë ishte një kërkesë kulminante e gjithë këtyre zërave që nga biznesmenët dhe deri tek qytetarët që ndihen të rrethuar nga një mur i izoluar që ka Kosova prej vitesh”.
“Duhet të lëmë anash raportin dhe planin emocional të kërkesës dhe të asaj që kjo bëhet mes dy vëllezërve. Duhet që të kuptojmë se Kosova dhe Shqipëria janë përcaktuar për ta njohur njëra-tjetrën si shtete dhe detyrë e Shqipërisë është për të ndihmuar Kosovën në fuqizimin e shtetësisë së saj në shtimin e njohjeve, anëtarësimin e Kosovës në organizma rajonalë dhe ndërkombëtare dhe natyrisht dhe në çështje të tjera rajonale dhe bilaterale. Precipitimi i të gjithë kësaj vizite në një kërkesë të vetme për shtetësinë e Shqipërisë ka shkaktuar shumë shqetësime në raportet bilaterale si dhe në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare”.
“Është shumë e thjeshtë marrja e një vendimi për shtetësinë por është shumë e vështirë pastaj procesi në vazhdimësi. Ajo që mua më duk pak artikulim i tepruar nga Presidenti Thaçi është kur thotë që kjo kërkesë është e bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë nënkupton kujdesin ndaj shqiptarëve jashtë kufirit por nuk kemi ne në asnjë pjesë të Kushtetutës detyrimin dhe obligimin për tu dhënë shtetësi shqiptarëve jashtë. Neni 8 pika 1, ky paragrafi është bërë në një periudhë në ’98 kur Kosova ishte ende nën okupimin serb. Por duke ju referuar nenit 8, nuk kemi pas tij ligje dhe akte nënligjore që në fakt e obligojnë shtetin e Shqipërisë për të dhënë pasaporta për shtetasit e Kosovës. Kjo marrëdhënie është qartësuar në momentin që kemi njohur Kosovën si shtet. Që nga ky moment marrëdhëniet tona kanë specifikat e një marrëdhënie ndërvëllazërore por gjithsesi janë marrëdhënie ndërshtetërore”.
Ish-ambasadori tha se një kërkesë e tillë ka rritur shqetësimet në rajon dhe më gjerë.
Ai pranoi se vendosja e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën nga BE është një rast i paprecedent.
Madje ai është skeptik që edhe nëse miratohet, qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirisht në zonën Shengen.
Përkundër të gjithave, ai tha se zgjidhja vjen në Prishtinë.
“Kritikat janë të nënkuptuara në gjitha këto raste, paniku është i madh natyrisht sepse do të ndikonte dhe në perceptimin e faktorit ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës, sepse çfarë do mbetej nga shtetësia e Kosovës nëse të gjithë shtetasit e saj do të pajiseshin me pasaportat e Shqipërisë? Zgjidhja duhet të bëhet në Prishtinë, çështja e liberalizimit të vizave duhet të bëhet në Prishtinë. Në momentin që Kosova dhe Shqipëria kanë liberalizimin e vizave atëherë çështja e shtetësisë së ndërsjellë mund të zgjidhet në një moment të dytë. Institucionet e Kosovës duhet të fokusojnë punën e vet tek përmbushja e kritereve për liberalizmin e vizave. Kuptojmë vështirësitë në të cilat ndodhen, vendosja e disa kushteve nga BE sidomos Demarkacioni me Malin e Zi është një rast i paprecedent në gjithë procesin e liberalizimit të vizave por kjo nuk ka ndodhur krejt papritur që ka gjetur të papërgatitur klasën politike të Kosovës”.
“Klasa politike e Kosovës duhet të kuptojë se lëshimet që ka bërë gjatë procesit të bisedimeve në tryezë me Serbinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ka bërë kanë prodhuar një klimë të tillë që herë pas here Kosovës i vendosen kushte të tilla. Vigjilenca duhet të ishte që në fillim. Nuk është e drejtë që BE e kushtëzon Kosovën me Demarkacionin. Nga 50 kritere teknike që ka plotësuar Shqipëria për liberalizimin e vizave, Kosovës i janë dhënë 90 kritere, i fundit është Demarkacioni që më shumë është kërkesë politike”.
“Pyetja është se çfarë do të ndodhë nëse Parlamenti i Kosovës miraton Demarkacionin nesër, a do liberalizohen vizat e Kosovës me BE? Unë jam skeptik, 5 vende të BE ende nuk kanë njohur Kosovën. Dyshoj se këto 5 vende, Spanja në mënyrë të veçantë që ka një problem me Katalonjën, mund të ushtrojë një presion më të madh dhe mund të gjejnë justifikime të tjera për ta vonuar procesin e liberalizimit. Në momentin që ndodh liberalizimi i vizave një shtetas i Kosovës ka të drejtë të shkojë dhe në një shtet si Spanja që nuk e ka njohur”, tha Çejku. /Oranews.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian