Ju duhet të ndryshoni atë që bëni, ose si jetoni, çdo dhjetë vjet, sepse pengesa më e madhe drejt suksesit nuk është dështimi; është suksesi
Të paktën, kështu thotë shkrimtari dhe eksperti i lumturisë, Arthur Brooks.
Aktualisht në Harvard, ai po mbron idenë e ndryshimeve çdo dekadë.
Brooks ishte një muzikant për një dekadë në të njëzetat e tij; pastaj bëri një doktoraturë në ekonomi dhe dha mësim për 15 vite; më pas mori një punë si drejtues i Institutit jofitimprurës American Enterprise, për një dekadë.
Në vijim, pasi shkroi disa libra të njohur, u bë profesor i Harvard dhe guru i lumturisë.
Ai mund të kishte qëndruar në një pozicion si muzikant, njohës i ekonomisë apo profesor, por zgjodhi që gjatë gjithë këtyre viteve të bënte dhe të “bëhej” shumë gjëra.
Mjeku-studiues, David Sackett, i njohur si një nga themeluesit e lëvizjes “Mjekësia e bazuar në dëshmi” (EBM) në vitet 1970 dhe 1980, besonte se sapo të bëheshe ekspert në diçka, duhet të hiqje dorë. Arsyet e tij përfshinin faktin se ekspertët shpesh i kanë prodhuar idetë e tyre të reja shumë kohë përpara se të pranoheshin si ekspertë dhe pas ngritjes së tyre në detyrë/ekspertizë, e kalojnë pjesën tjetër të jetës duke mbrojtur idetë e tyre të mëparshme.
Ata nuk priren të ndihmojnë në përparimin e fushave; ndërsa të rinjtë që nuk janë ende ekspertë vijnë me ide të reja.
Përveç këtij arsyetimi, Sackett argumentoi se pasi të keni zotëruar një fushë, duhet të kaloni në një tjetër, e cila mund të rezultojë edhe më e rëndësishme dhe, ndonëse do të duket sikur një X profesion nuk do të ketë lidhje me një tjetër – në një pikë, ju do të kuptoni se ka një farë lidhjeje (connection) mes gjithçkaje.
Së fundmi, çdo gjë ka kohën e saj. Ka një kohë për të qenë ekspert në këtë; dhe një kohë për të qenë ekspert në atë tjetrën. Ju nuk keni nevojë të jeni ekspert në të njëjtën gjë përgjithmonë.
Nuk do ta dini kurrë, në fakt, nëse gjëja tjetër e mrekullueshme mund të ndodhë nëse nuk ndaloni së bëri gjënë e fundit të mrekullueshme, citon Anabel.
Sigurisht, nëse keni sukses me diçka që keni bërë për një ose dy dekada, mund të vazhdoni ta bëni atë dhe do të keni njëfarë sigurie që do të keni të njëjtin nivel suksesi për dekada të tjera. Dhe ndoshta kjo është gjithçka që dëshironi. Por ka arsye të mira për të menduar ndryshe nëse jeni të gatshëm të merrni pak rrezik dhe të jeni të hapur për shpërblime edhe më të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës