Në vitin 2014, në Maqedoni janë regjistruar 180 vetura në 1000 banorë që është një rritje e madhe në raport me afër 122 vetura në 1000 banorë në vitin 2007, tregojnë të dhënat statistikore, shkruan gazeta KOHA.
Kjo, me fjalë të tjera i bie se gati çdo i pesti i banor në vend posedon një veturë. Këtë e tregon përllogaritja prej gati 180 mijë vetura në një milion banorë , gjegjësisht numri i 360 mijë veturave në 2 milionë banorë e që tregon se gati çdo i pesti banor në Maqedoni posedon veturë për ngasje. Nga shtetet e rajonit, Maqedonia ka më shumë vetura vetëm se Kosova dhe Shqipëria, ndërsa ka më pak se të gjitha shtetet tjera në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave krahasuese të Entit të Statistikës së Maqedonisë – “NationMaster”, që grumbullon më shumë të dhëna statistikore nga lëmi të ndryshme, si dhe Zyrës Evropiane të Statistikave – EUROSTAT, Maqedonia me 180 vetura në 1000 banorë ia kalon Shqipërisë që ka 140 vetura në 1000 banorë dhe Kosovës me 150 vetura në 1000 banorë.
Nga shtetet e rajonit, numër më të lartë të veturave se tek ne, ka në Bullgari (393 për 1000 banorë, në Kroaci (380), në Mali të Zi (309), në Serbi (238), në Rumuni (330), si dhe në Bosnjë e Hercegovinë (214). Vlerësohet se në tre vitet e kaluara, tregu i shitblerjes në Maqedoni karakterizohet me shitje prej 20-23 mijë të veturave të vjetra si dhe trend pozitiv të shitjes së veturave të reja.
Njohësit e tregut të automobilizmit në Maqedoni shpjegojnë se vitet e fundit kemi stabilizim të tregut të veturave të vjetra, për shkak të ngopjes së tregut, si dhe rritjes të tregut të veturave të reja si rrjedhojë e blerjes së tyre edhe me kredi automobilistike, me kredi konsumatore, si dhe blerjes së veturave edhe nga një pjesë e kompanive për nevojat e tyre. N
ë ndërkohë, rritjen e butë të tregut të veturave të reja dhe tregun stabil të shitjes prej afër 23 mijë të veturave të vjetra në tre vitet e fundit, e mbështesin edhe të dhënat zyrtare të Doganës së Maqedonisë.
Sipas tyre, në vitin 2016 ka pasur 5027 vetura të reja të importuara , në 2015 janë shënuar 4244 vetura të reja të importuar dhe në vitin 2014 janë shënuar 3052 vetura të reja të importuara.
Në ndërkohë, raporton KOHA, vitin e kaluar janë importuar 25.889 vetura të vjetra, në 2015 janë importuar 23.196 vetura të vjetra, dhe në vitin 2014 janë importuar 29.558 vetura të vjetra.
Nga ana tjetër, që nga viti 2010 e këtej, si rrjedhojë e ngopjes së tregut pas liberalizimit të kushteve për import të veturave të vjetra, është ulur gradualisht importi i veturave në tregun vendor.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës, sipas të cilave, në vitin 2014 në Maqedoni janë importuar 29.931 vetura prej të cilave 4244 ishin të reja dhe 23.196 të vjetra, për dallim prej vitit 2010 kur në shtet janë importuar 58.582 automjete, gjegjësisht 7183 të reja dhe 51.399 të vjetra.
Karakteristikë tjetër e tregut të veturave në Maqedoni është edhe ndalesa prej muajit qershor të vitit të kaluar e importit të veturave të vjetra me standard ekologjik Euro 3 (Eko 3), kurse lejohet vetëm importi i veturave me Eko 4 dhe më lartë. Sipas vendimit qeveritar, pas 1 qershorit të vitit 2016, në Maqedoni nuk lejohet importi i veturave me standard EKO 3, që do të thotë se nuk do të mund të importohen nga jashtë vetura të prodhuara para vitit 2004.
Ndryshe, shtetet me më shumë vetura në botë janë ato mbretërore në Evropë, si San Marino me 1263, Monako me 899 dhe Lihtenshtajni me 750 vetura në 1000 banorë.
Nga shtetet e mëdha kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 797 vetura për 1000 banorë. Në SHBA, për shkak të distancave të mëdha, si dhe nevojës për të udhëtuar edhe me orë të tëra në vendin e punës, posedimi i një makine bëhet domosdoshmëri për çdo anëtar të familjes.
Nga shtetet evropiane të zhvilluara, Italia ka numrin më të lartë me 689 vetura në 1000 banorë, edhe si rrjedhojë e pasionit të madh të italianëve për vozitje. Vendet me zhvillim të lartë, si Franca, Gjermania, Finlanda, Austria apo Zvicra duket se preferojnë edhe transportin publik, për shkak se numri i automjeteve në këto shtete luhatet në 560-580 makina për 1000 banorë. Kjo është e dukshme sidomos në Danimarkë (480 vetura) dhe Suedi (520), si shtete që i kushtojnë një vëmendje të madhe ruajtjes së ambientit jetësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025