LAJMI I FUNDIT:

CDC: Maskat me vrima ose valvula nuk janë efektive në luftën kundër coronavirusit

CDC: Maskat me vrima ose valvula nuk janë efektive në luftën kundër coronavirusit

A ka maska juaj vrima ose valvola?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit ka azhurnua udhëzimet e saja duke këshilluar amerikanët të shmangin maskat e tilla në fytyrë, pasi ato nuk janë aq efektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrij te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane në udhëzimin e ri, raporton FOX News.


“Prandaj, CDC nuk rekomandon përdorimin e maskave, nëse ato kanë një valvul ose vrimë”, njofton më tutje CDC-ja.

“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD, transmeton Telegrafi.

“Unë e di që të gjithë dëshirojnë rehati kur vendosni një maskë. Maska e mirë synon të ndalë edhe grimcat infektive që vijnë nga njerëzit e tjerë. Problemi me valvulat është se, megjithëse, parandalojnë grimcat të hyjnë, ato lejojnë që të dalin – duke mposhtur qëllimin e kontrollit të infeksionit. Maska me vrima zvogëlon efektivitetin e luftës kundër coronavirusit”, vazhdoi ai.

Ndryshe, maska e vlerësuara N95 nuk përdoren në mjediset mjekësore, megjithëse thuhet se e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë, sipas një studimi të vitit 2008 mbi maskat.

Në përgjithësi, N95 ndihmojnë në “zvogëlimin e ekspozimit të përdoruesit ndaj grimcave të ajrit, nga aerosolet e grimcave të vogla në pikat e mëdha”, sipas CDC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori