Edinson Cavani thuhet se pëlqen idenë e transferimit te Real Madridi.

Real Madridi është në kërim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos, i cili u transferua më parë gjatë muajit te Juventusi.


Shumë emra të njohur të sulmuesve evropianë janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu, ndër ta ylli uruguaian, Cavani.

Gjigantët spanjollë e shohin sulmuesin e Paris Saint-Germain si një mundësi të mirë për të pasuar Ronaldon si sulmuesin kryesor të skuadrës.

Cavani Uruguai 2 Cavani është njëri nga golashënuesit më të mirë në vitet e fundit në Evropë (Getty Images)

Të njëjtën dëshirë thuhet se e ka edhe golashënuesi i madh uruguaian.

Sipas gazetës AS, Cavani është i hapur për t'u bashkuar me Real Madridin pas raportimeve se fituesit e Ligës së Kampionëve duan që ai të zëvendësojë Ronaldon.

Mbretërit po kërkojnë një sulmues i cili garanton gola dhe Cavani shihet si një opsion ideal, por Cavani mund të kushtojë aq sa kanë fituar nga shitja e yllit portugez te Juventusi.

Përveç Cavanit, edhe Mauro Icardi, Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Eden Hazard janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app