Juventusi është në vendin e katërt në kampionatin italian, me dhjetë pikë më pak se lideri Napoli, duke marr pesë fitore radhazi, por kjo nuk i ka bërë përshtypje Antonio Cassanos.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, ata mundën Veronën, e cila ishte më e mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes.


Goli vendimtar u shënua nga Moise Keane në minutën e 60-të, pasi gjuajtja e tij u devijua nga Pawel Dawidowicz i Veronës dhe mashtroi portierin Lorenzo Motip.

Ndonëse ajo fitore ishte e pesta radhazi në Serie A për Juventusin, ish-reprezentuesi italian Antonio Cassano nuk është aspak i impresionuar me paraqitjen e skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

"Tmerri vazhdon. Juventusi i neveritshëm, një fitore kundër Veronës pa asnjë goditje në portë. Një turp i madh dhe trajneri i Juventusit është i lumtur. Nuk mund ta imagjinoja Juventusin të luante kundër një ekipi nga fundi i tabelës për 90 minuta pa asnjë goditje në portë”, ka thënë Cassano.

cassano 1

Juventusi ka vazhduar ngjitjen në renditje dhe tani janë shumë afër Milanit dhe Lazios me dy pikë më pak, ndërsa Napoli është dhjetë pikë para tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app