Antonio Cassano ka thënë se Lionel Messi është lojtar më i mirë sesa legjenda Diego Maradona, sepse ka qëndruar në të njëjtin nivel për 15 vite.

Superylli i Barcelonës është lojtari më i famshëm i Argjentinës pas Maradonas, ndërsa ish-sulmuesi italian mendon se ai është madje edhe më i mirë se ikona e Napolit.


“Maradona ka bërë diçka që nuk ishte parë kurrë më herët për katër-pesë vite, mirëpo Messi ka vazhduar ta bëjë të njëjtën gjë për 15 vite”.

Diegomaradonamessi 2 (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Ai ka shënuar 710 gola dhe ka dhuruar 300 asistime. Kur ai është në fushë, skuadra e tij e nis lojën me rezultat 1-0”.

“Tifozët e Maradonas duhet të pajtohen me këtë gjë. Është dikush që e ka tejkaluar”, ka deklaruar Cassano për Corriere dello Sport. /Telegrafi/

Antoniocassano Antonio Cassano (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app