LAJMI I FUNDIT:

CAS: 68 atletë rusë jashtë Olimpiadës

CAS: 68 atletë rusë jashtë Olimpiadës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë konfirmoi dënimin për 68 atletë rusë, të cilët ishin pezulluar nga Federata Ndërkombëtare pas raportit të parë të dopingut, të publikuar nga WADA në Nëntor të vitit të kaluar.

CAS-i hodhi poshtë apelin e atletëve rusë dhe e publikoi vendimin në faqen zyrtare. Kjo bën që Rusia të mos ketë asnjë përfaqësues të atletikës në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, përveç Yulia Stepanova e cila bashkëpunoi me WADA-n duke akuzuar “dopingun shtetëror” dhe Darya Klischina-s në kërcim së gjati, që jeton dhe stërvitet në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë atletët e tjerë rusë, mes të cilëve edhe dy herë kampionia olimpike e kërcimit me shkop, Yelena Isinbayeva nuk u lejuan të konkurrojnë në evenimentin në Brazil, pavarësisht optimizmit që 34-vjeçarja kishte shfaqur pas seancës dëgjimore të së martës.


Pas Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, tashmë është radha e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Prej kësaj të premte, kreu i këtij institucioni, Thomas Bach pritet të marrë masa ndaj sportit rus, transmeton Supersport.

Konfirmimi i vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, për të lënë në shtëpi atletët rusë përveç pak emrave që nuk janë të inkriminuar, pritet të shoqërohet edhe me vendimet e federatave të tjera, për ti mbyllur derën të gjithë delegacionit rus.

Problemi është të qëndrimet kundër. Disa federata janë shprehur pro pjesëmarrjes së Rusisë, ndërsa amerikanët, anglezët dhe gjermanët pretendojnë përjashtimin e këtij vendi. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është mes “dy zjarreve” dhe synon të gjejë një zgjidhje të mesme, që për momentin nuk ekziston.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori