LAJMI I FUNDIT:

Carvajal: Mbappe është shumë i mirë dhe mund të veshë fanellën e Real Madridit në të ardhmen

Carvajal: Mbappe është shumë i mirë dhe mund të veshë fanellën e Real Madridit në të ardhmen

Dani Carvajal ka diskutuar për mundësinë që Kylian Mbappe të transferohet në Real Madrid sezonin e ardhshëm, me kontratën e sulmuesit francez me Paris Saint-Germain që skadon në fund të qershorit.

Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

PSG do të presë Real Madridin më 15 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar të zhvillohet më 9 mars në Santiago Bernabeu.


Arrihet marrëveshja mes palëve, Mbappe pajtohet me kushtet e Realit - paga e tij vjetore do të jetë marramendëse
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes palëve, Mbappe pajtohet me kushtet e Realit - paga e tij vjetore do të jetë marramendëse

Sulmuesi francez, Mbappe është emri që ka futur dy klubet në ‘luftë’ me njëra-tjetrën edhe më shumë dhe së fundmi Carvajal i ka shtuar “benzinë zjarrit” mbi të ardhmen e francezit.

“Mbappe është një lojtar shumë, shumë i mirë, emri i të cilit është dëgjuar për ekipin tonë për shumë vite”, ka thënë fillimisht Carvajal për Onda Cero.

Pique i kërkon Haalandit të mos nënshkruajë për të njëjtin ekip si Mbappe, shpjegon edhe arsyen
Lexo po ashtu Pique i kërkon Haalandit të mos nënshkruajë për të njëjtin ekip si Mbappe, shpjegon edhe arsyen

“Duket se kontrata e tij me PSG-në po përfundon dhe mund të ndodhë që në të ardhmen ai të veshë fanellën tonë”.

“Por, unë po ju them, tani ai është një lojtar i PSG-së dhe ata janë rivalët tanë, kështu që i vetmi mendim që kam është ta mbroj atë mirë në fushë. Nëse unë luaj dhe ai luan, ne duhet të luajmë në të njëjtin krah”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori