LAJMI I FUNDIT:

Çarshia e Shkupit do të ndihmohet me 11.4 milionë denarë

Çarshia e Shkupit do të ndihmohet me 11.4 milionë denarë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot bashkërisht me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkruan marrëveshjen për Projektin për rregullimin e dritareve dhe reklamave në Çarshinë e Shkupit.

Nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë ndarë rreth 9.700.000 denarë ndërsa nga Komuna e Çairit janë ndarë 1.700.000 denarë për rregullimin e dritareve për 97 shitoreve në Çarshinë e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh faktin se pikërisht ky lokacion është atraktiv si për turistët e brendshëm ashtu edhe për të huajt, konsiderojmë se çdo investim në promovimin e Çarshisë është interes që synon rivendosjen e origjinalitetit është interes kryesor”, tha ministri Bekteshi.


Ministri Bekteshi tha se viteve të kaluara, Çarshia e Shkupit nga ministria që drejton ai, është ndihmuar duke rregulluar 49 objekte në Bllokun 3.2.

Sipas dinamikës së aktiviteteve, pritshmëritë janë se deri në fund të këtij viti do të rindërtohen 97 dritaret me këtë projekt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori