LAJMI I FUNDIT:

Carragher sulmon pronarin e Chelseat pasi ai po e shet një yll të skuadrës

Carragher sulmon pronarin e Chelseat pasi ai po e shet një yll të skuadrës

Një largim i madh pritet të ndodhë nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit dhe ai është mesfushori Conor Gallagher.

Mesfushori anglez pritet të shitet nga londinezët për të përmirësuar bilancet në Fair Play financiar dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare legjendës së Liverpoolit, Jamie Carragher.

Chelsea thuhet se është pranë marrëveshjes me Tottenham Hotspur për shitjen e Gallagher për shifrën  40 milionë eurove, shumë që do të përmirësonte bilancet e tyre në FFP.


Chelsea ia ofron Real Madridit një yll për një të madrilenëve
Lexo po ashtu Chelsea ia ofron Real Madridit një yll për një të madrilenëve

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka kritikuar presidentin e Chelseat për këtë vendim që sipas tij nuk është aspak i mirë, pasi Gallagher ka qenë ndër lojtarët më të mirë të klubit.

“Gallagher ka qenë lojtari më i mirë i Chelseat këtë sezon së bashku me Cole Palmer, kjo vetëm tregon se çfarë rrëmujë ka bërë pronësia e re në klub”, shkroi ai në Twitter.

Chelsea do të largojë pesë lojtarë gjatë janarit, Armando Broja në listë
Lexo po ashtu Chelsea do të largojë pesë lojtarë gjatë janarit, Armando Broja në listë

“Shitet një lojtar i akademisë sepse ndihmon me FFP”, ka shkruar Carragher në llogarinë e tij duke vendosur një figurë dëshpëruese. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori