LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Ende ka sfida, po punojmë për forcimin e sistemit

Carovska: Ende ka sfida, po punojmë për forcimin e sistemit

Zhvillimi i shërbimeve sociale në nivel lokal në komunat konform nevojave të popullatës është pjesa e dytë e reformës së mbrojtjes sociale, pasi që paraprakisht është rritur mbështetja financiare për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe u fillua realizimi i procesit të deinstitucionalizimit, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Në mbledhjen e sotme me përfaqësues të delegacioneve të BE-së dhe drejtorëve të institucioneve, të cilat i kemi përfshirë në procesin e deinstitucionalizimit, nga qendrat për punë sociale dhe të punësuar të tjerë në sistemin e mbrojtjes sociale”, shtoi Carovska, duhet të futemi në fazën e dytë të zhvillimit të mbrojtjes sociale, e ai është zhvillimi shërbimeve në nivel lokal.

“Pjesa e parë e reformës ishte që të rriten transferet financiare, ta përforcojmë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre, e pastaj përmes menaxhimit në rast që t’i ndërlidhim me shërbimet sociale që më lehtë të dalin nga rreziqet sociale me të cilat përballen në momente të caktuara të jetesës. Procesin e deinstitucionalizimit, e kemi zhvilluar në mënyrë aktive dhe me vëmendje të madhe. Ende ka sfida për këtë punojmë në përforcimin e këtij sistemi”, tha ministrja.


Ajo theksoi se punohet në plotësimin e qëllimit deri në vitin 2021 të mos ketë asnjë person në institucion nga mbrojtja sociale, e ajo do të jetë kur do të përfundojë edhe Demir Kapia, i cili është institucioni më i madh dhe më i vështirë për transformim. Momentalisht mbeten 180 persona të moshuar që duhet të nxirren nga institucionet. Nga 186 fëmijë, sa ka pasur në institucione kur e ka marrë drejtimin me Ministrinë, tre të fundit deri në fund të vitit do të transferohen në njësinë e fundit.

“I kemi transformuar të gjitha institucionet për fëmijë dhe ato janë përfshirë në shtëpi të vogla grupore, me mbështetje 24 orëshe. Punojmë në përforcimin e kuadrit që të ketë cilësi të vazhdueshme të ofrimit të këtyre shërbimeve në nivel lokal”, shtoi Carovska.

Me këtë metodologji, sqaroi ajo do të mundësohet çdo shërbim të marrë akredit dhe licencim nga MPPS edhe më tej ato të financohen përmes qendrave për punë sociale.

“Çdo person do të marrë zgjidhje dhe me të do të mund të marrë shërbim adekuat në nivel lokal. Kështu paratë do t’i përcjellin shfrytëzuesit e shërbimeve, e ai është niveli më i lartë, të cilin një sistem për mbrojtje sociale duhet ta arrijë”, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Në mënyrë të këtillë, sipas saj, do të mundet faktorë të ndryshëm të japim shërbime të ndryshme, e ato të vendosen në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për to. Krijimi i shërbimeve në nivel lokal, potencoi Carovska, duhet të jetë konform nevojave të qytetarëve, sepse jo në të gjitha komunat ka nevojë për shërbime të njëjta.

“Ministrja ka siguruar 10 milionë euro nga Banka Botërore, me të cilat pushtet lokale në mënyrë kreative duhet të përgjigjen në nevojat e popullatës lokale, sepse jo në të gjitha qytetet dhe në çdo komunë nevojitet çdo shërbim social. Ato duhet të krijohen në pajtim me nevojat e qytetarëve”, tha Carovska.

Pushtetet lokale dhe qendrat për sociale të krijojnë shërbime, shtoi ai, që ta financojmë dhe të vazhdojë të funksionojë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori