LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me arsyet e vendimit të Jurgen Klopp për t’u larguar nga Liverpooli.

Më herët gjatë muajit janar, bota e futbollit u “dridh” pasi u konfirmua se Kloppi do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024.

Gjatë një interviste emocionale, Klopp tha: “Si mund ta them, më ka mbaruar energjia. Nuk kam probleme tani, natyrisht, unë tashmë e dija që do të duhej ta tregoja këtë vendim, por jam shumë mirë tani absolutisht. E di se nuk mund ta bëjë këtë punë përsëri, përsëri dhe përsëri”.


“Pas shumë viteve që kishim së bashku dhe pas shumë kohëve që kaluam së bashku dhe pas të gjitha atyre sfidave që i kapërcyem së bashku, respekti që kam rritur ndaj jush, dashuria juaj ndaj meje, unë të paktën iu detyrohem ta them të vërtetën, dhe kjo është e vërteta.

Carlo Ancelotti zbulon se çfarë i tha Toni Kroosit pas ndeshjes së tij të fundit me Real Madridin
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti zbulon se çfarë i tha Toni Kroosit pas ndeshjes së tij të fundit me Real Madridin

Gjermani e udhëhoqi Liverpoolin drejt triumfit në Carabao Cup dhe përfundoi në pozitën e tretë në Ligën Premier në sezonin e tij të fundit.

Në një intervistë të dhënë për Il Giornale, Ancelotti përmendi “barrën e tepërt” si një arsye të mundshme mbrapa vendimit të Kloppit për t’u larguar.

“Unë nuk shoh diçka të veçantë, kjo gjithmonë ka qenë puna jonë por çështja e Klopp është diçka tjetër. Këtë e kemi ndjerë që nga fillimi, kjo është ajo që e bën të veçantë punën në këtë fushë. Presioni i vazhdueshëm, përgjegjësia e madhe që të shpie deri tek barra e tepërt. E njëjta i ka ndodhur edhe Arrigo Sacchit”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori