Cardiff - Arsenal, formacionet zyrtare
Cardiff City dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafirë të uellsianëve në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit elitar anglez, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30.
Skuadra e Unai Emeryt ka gjetur fitoren e parë në javën e kaluar dhe pret të vazhdojë këtë seri pozitive pas dy humbjeve në dy xhirot e para.
Në anën tjetër, vendasit e Cardiffit kanë dy barazime pas humbjes në xhiron e parë dhe presion rezultat pozitiv para tifozëve të vet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira, ku të mysafirët spikasin Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Cardiff: Etheridge; Camarasa, Manga, Bamba, Morrison; Bennett, Hoilett, Arter, Ralls; Reid, Ward.
Arsenal: Cech; Bellerin, Mustafi, Sokratis, Monreal; Xhaka, Goundouzi, Ramsey; Ozil, Aubameyang, Lacazette
/Telegrafi/




























