Can Yaman është për momentin një ndër aktorët më të suksesshëm në shtetin turk.
Ai kohë më parë kishte pranuar publikisht se ka prejardhje shqiptare dhe se nuk e mohon kurrë këtë fakt.
Por, 29-vjeçari gjatë ditës së djeshme tregoi se ka përfunduar me sukses një ndërhyrje kirurgjike në sy.
“Për një kohë të gjatë kam qenë i shqetësuar me sytë e mi. Unë i kam operuar ato tri ditë para vitit të ri. dashuri. Turbullt do të shoh edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni brengosur për shëndetin tim”, shkroi ai.
Ai gjatë këtij viti do të kryej edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por që do ta shërbej brenda Turqisë.
Ndryshe, aktori është raportuar se është në lidhje me aktoren që e kishte njohur në serialin, “Erkenci Kus”, Demet Ozdemir. /Telegrafi/
https://twitter.com/canyaman1989/status/1082668391247294465