Romanca e tyre tashmë nuk mund të fshihet dhe vetëm sa shkon e bëhet më e fortë.

Duket se Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë marrë një pushim pas bashkëpunimit të suksesshëm që sollën, teksa si destinacion zgjodhën Miamin.


Çifti ishin parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin gjatë paraqitjes së tyre publike në Florida të hënën.

spl5106592 021 e1564483415262 Shawn Mendes dhe Camila Cabello (Foto: Splashnews)

Të njëjtit shkëmbyen puthje pasionante, derisa po freskoheshin, para se Cabello, 22 vjeçe të rrethonte me duar Mendes, 20 vjeç.

Thuhet se lidhja e këtyre të fundit ka filluar gjatë realizimit të klipit të ri "Senorita", projekt ky që u lansua para një muaji.

Cabello ka lansuar edhe një tjetër bashkëpunim me producentin Mark Ronson "Find u again", ndërkohë që Mendes po vazhdon me turneun e koncerteve në mbarë botën. /Telegrafi/

spl5106591 029 Shawn Mendes dhe Camila Cabello (Foto: Splashnews)