Edouardo Camavinga dhe Luka Modric kanë shënuar nga një supergol në ndeshjen e Real Madridit në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Real Madridi ka mbyllur me rikthim 2-1 pjesën e parë me Sociedadin në kuadër të javës së 27-të në La Liga.


Goli i parë i ndeshjes u shënua nga mysafirët të cilët shënuan me anë të Mikel Oyarzabal nga penalltia për 0-1.

Megjithatë, Los Blancos u kthyen në lojë duke shënuar dy supergola brenda vetëm tre minutave.

I pari që shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 40-të ishte mesfushori i talentuar francez, Camavinga, i cili nga 25 metra tundi rrjetën.

Vetëm tre minuta pas tij në skenë doli ‘veterani’ Modric, i cili gjithashtu me këmbën e majtë arriti të shënoj një supergol nga distanca për 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app