LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu befason të gjithë me deklaratën e tij: Nuk jam larg emrave si Modric, De Buryne, Casemiro dhe Pedri

Calhanoglu befason të gjithë me deklaratën e tij: Nuk jam larg emrave si Modric, De Buryne, Casemiro dhe Pedri

Hakan Calhanoglu është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.

Mesfushori turk ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë duke qenë një nga pikat kyçe te Interi.

29-vjeçari e vlerëson vetën ndër mesfushorët më të mirë në botë, duke u krahasuar me emrat si Modric, Kevin de Buryne, Pedri apo Casemiro.


“Ndihem i nënvlerësuar në arën ndërkombëtare. Nuk jam larg këtyre emrave si Modric, De Bruyne, Casemiro dhe Pedri. Kam gjithçka për t’iu afruar atyre. E shoh veten mes pesë më të mirëve të Evropës në rolin tim, e them me përulësi, por me vetëdije”, u shpreh Calhanoglu.

Tutje mesfushori turk foli edhe për Ligën e Kampionëve, ku tha se do t’i pëlqente të përballet me ish-skuadrën e tij Milanin në garën evropiane.

“Do të më pëlqente një derbi në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit, do të ishte diçka historike, por më parë duhet kaluar Porto”.

“Na pret një betejë në një stadium që e njoh mirë, sepse aty humba ndeshjen e Play Off-it të botërorit me Turqinë”.

Calhanoglu thumbon sërish tifozët e Milanit
Lexo po ashtu Calhanoglu thumbon sërish tifozët e Milanit

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve, pse jo këtë vit. Duhet të luajmë si në Camp Nou dhe nëse kualifikohemi ndaj Portos, atëherë mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi mesfushori turk.

Ai foli edhe për garën në kampionat, duke thënë se Napoli meriton vendin që ka, por që Interi mund të ishte më lart nëse do t’i fitonte ndeshjet ndaj skuadrave më të vogla.

“Në fakt askush nuk e priste Interin kaq pas në renditje, pasi Napoli meriton vendin që ka, por është faji ynë, ashtu si vitin e kaluar”.

“Mund të ishim më pranë nëse nuk do të kishim humbur pikë me Monzan, Empolin, Sampdorian dhe Bolognan ku janë pikë që dhembin”.

“Mendoj që askush nuk mund të kapë Napolin, por ne duhet të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje. Duam të fitojmë Kupën e Italisë dhe të bëjmë befasinë në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Calhanoglu. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori