LAJMI I FUNDIT:

Caktojani vetes objektivat për vitin 2020!

Caktojani vetes objektivat për vitin 2020!

Me plane dhe përgatitje të kujdesshme, janë të mëdha gjasat për sukses. Kur i zhvilloni aftësitë me të cilat keni lindur, nga ju mund të dalë fituesi. Ndaj, pavarësisht qëllimit – të humbni peshë, të avanconi në arsimim, të promovoheni në punë, të kurseni para për shtëpinë e re ose për një pushim ekzotik – dhe pavarësisht asaj që jo çdo herë realizohet ajo që prisni, keni shanse më të mëdha për t’ia dalë mbanë duke i ndërmarrë hapat e duhur, si më poshtë.

1. Mbështetuni në bazën tuaj të fortë: Ndershmëri, karakter, integritet, besim, dashuri dhe besnikëri. Këto virtyte do t’ju japin fuqi në arritjen e çdo qëllimi që synoni.

2. Zotohuni: “Një person me një zotim vlen sa njëqind që kanë vetëm një interesim”. Mos e harroni këtë proverb.


3. Planifikoni: Përcaktojini qëllimet afatshkurta dhe afatgjata.

4. Shikoni (krijojeni një vizionin ne mendjen tuaj): Nëse doni ta arrini një qëllim, në mendje duhet ta “shihni suksesin” – sa më parë: shiheni veten duke e vozitur atë veturë të bukur, duke e kapë atë punë ose atë promovim që keni nevojë, duke e mbajtë atë fjalim të rëndësishëm, duke i fituar ato para që ju duhen, duke lëvizur nëpër shtëpinë e ëndrrave…

5. Bëhuni të përgjegjshëm: Disiplina e është çelësi për të arritur qëllimet. Çdo natë evidentojeni përparimin që e bëni drejt cakut dhe renditni gjashtë gjërat kryesore që duhet t’i bëni ditën tjetër.

6. Priteni ndryshim: Përcaktohuni për të shkuar deri në fund, por duhet të jeni të gatshëm të përshtateni me kushtet dhe rrethanat që imponohen.

7. Flisni me të tjerët: Gjasat janë të mëdha që miqtë e mirë t’ju inkurajojnë.

8. Bëhuni lojtar ekipor: Mund të keni shumëçka që dëshironi, nëse ndihmoni të tjerët të marrin atë që dëshirojnë.

9. Shkruani: Sa herë e arrini një qëllim, vetëbesimi rritet për të bërë gjëra më të mëdha dhe më të mira. Pasi e shënoni një sukses, shkruani për të.

10. Reflektoni: Ajo që merrni në fund të cakut nuk është aq e rëndësishme sa ajo që bëheni ju duke i realizuar qëllimet – duke u bërë fituesi që keni lindur të jeni!

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të më kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn:
https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri