LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj të dy pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj të dy pandehurve

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit M. K. , ndërkohë ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit për të pandehurën F. K., duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh.

“Të pandehurit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, e kanë kanosur të dëmtuarin E. E., se nëse nuk u jep i njëjti të holla në shumën prej 5.000 Euro, ata do të zbulojnë një video incizim i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e tij.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale shantazh nga neni 341 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M. K., ndërsa për të pandehurën F. K. masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin për media.


Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori