Caktohet çmimi për Declan Rice

West Ham Unitedi është i gatshëm që ta shesë Declan Rice për një shumë prej 90 milionë funtesh (105.5 milionë euro) – njofton Football Insider.
Mesfushori anglez është duke u kërkuar nga klubet e mëdha, ashtu që Hammers e kanë të qartë se nuk do të arrijnë ta mbajnë shumë gjatë në skuadër.
Sipas njoftimeve në mediat sportive, West Hami tashmë është duke kërkuar zëvendësues për pozitën e tij.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë dy klubet që i kanë kërkuar me ngulm shërbimet e Rice.
Nga afati i ardhshëm kalimtar, ai mund të jetë në dispozicion për klubet e interesuara, por duhet ta paguajnë shumën e kërkuar nga West Hami. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































