Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori të hënën një vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në kohën kur KQZ-ja i thërret për verifikim.
Sipas KQZ-së, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.
Në lidhje më ketë vendim ka reaguar edhe hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, i cili tha se “votimi jashtë vendit është një prej operacioneve më të cenueshme dhe të ndjeshme të procesit zgjedhor, e që rëndom ka prodhuar situata problematike, që kanë rrezikuar edhe integritetin e tërë procesit zgjedhor”. “Ky fakt është konstatuar edhe nga raportet vendore dhe ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve, sidomos që nga zgjedhjet lokale të vitit 2017”.
Cakolli, në një postim në Facebook, ka thënë se lehtësimi i procedurave për aplikim dhe votim jashtë vendit nuk duhet të nënkuptohet si kompromentim të integritetit dhe transparencës së zgjedhjeve, duke e bërë këtë operacion të pakontrolluar fare.
“Ndonëse pa detaje dhe jo plotësisht i qartë, vendimi i sotëm i KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të votuesve jashtë vendit përmes telefonatave, i miratuar unanimisht, është i nevojshëm për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar Cakolli, përcjell Telegrafi.
Hulumtuesi i KDI-së thotë se ky vendim duhet të elaborohet tutje, duke përfshirë edhe përcaktimin e kontrollit të dyfishtë të realizimit të telefonatave, numrin e thirrjeve, problemin e zonave të ndryshme kohore dhe të ngjashme.
“Me anë të këtij vendimi evitohen situatat e manipulimit të procesit të votimit jashtë vendit, siç kemi pasur rastin më eklatant në fund të vitit 2017, kur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Istogut ishte përsëritur në tërësi. Madje, atë kohë, kur PZAP kishte tentuar konfirmimin e identitetit të votuesve jashtë vendit përmes telefonimit të tyre, pjesa dërrmuese e tyre kishin dalë numra të paqasshëm apo të gabuar”, ka shkruar ai.
“Ndër tjerash, ky vendim adreson edhe situatën me votat e ardhura nga Serbia, të cilat në vazhdimësi kanë qenë të diskutueshme – për shkak të dyshimeve se aplikimet janë bërë nga persona të njëjtë dhe nuk janë verifikuar asnjëherë. Trajtimi i kësaj teme si kalkulim ditor politik e elektoral është i panevojshëm dhe i dëmshëm”, thotë Cakolli.
Ndfaj vendimit të KQZ-së ka reaguar Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit të marr sot për verifikim të aplikimeve përmes telefonit.
Ajo tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila “nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.
Në një letër drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, Osmani i ka kërkuar rishqyrtim të këtij vendimi, duke theksuar se ky vendim mund të krijojë rrethana në të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës