LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Kosova e Shqipëria, bashkë në politikën e jashtme

Cakaj: Kosova e Shqipëria, bashkë në politikën e jashtme

Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ku kanë folur për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe disa projekte.

Lajmin e ka bërë të ditur Cakaj, përmes një postimi në Facebook, ku shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të mos e kursejë mbështetjen për Republikën e Kosovës.

“Sapo zhvillova një lidhje telefonike shumë miqësore me Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla. Theksuam vullnetin e përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve tona në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi”, shkruan Cakaj.


Po ashtu, ai tha se shumë shpejt pritet që Haradinaj Stublla të shkojë edhe zyrtarisht në Tiranë për të konkretizuar bashkëpunimin.

“Natyrisht, Haradinaj-Stublla e mirëpresim shpejtë në Tiranë për ta konkretizuar tutje bashkëpunimin tonë”, shkruan Cakaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori