LAJMI I FUNDIT:

Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Optimist për raportin e komisionit dhe hapjen e negociatave

Cakaj takon Komisionerin e Zgjerimit: Optimist për raportin e komisionit dhe hapjen e negociatave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në Facebook, bëri me dije se në Pragë, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Vishegradit dhe Komisionerin e Zgjerimit, z. Várhelyi, veç të tjerash, biseduan edhe për rëndësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë gjatë këtij viti.

“Paraqitja e metodologjisë së re tashmë e ka bërë procesin e negociimit për anëtarësim më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe më dinamik.”- theksoi Cakaj në postim.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj shtoi se të gjithë pjesëmarrësit ndanë pikëpamjen se kjo qasje duhet t’i shtyjë vendet anëtare për të avancuar me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.


Për më tepër, brenda pak ditësh pritet të dalë edhe Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, për të treguar edhe njëherë se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

“Mbi këtë bazë, ne shpresojmë se vendet anëtare do të marrin një vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë bazuar në të arriturat madhore të saj.” – përfundoi Cakaj postimin e tij, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori