Nuk ka ende një datë të saktë për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për këtë shteti shqiptar duhet të plotësojë disa kushte para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se Shqipëria para çeljes së negociatave, duhet të përmbyll reformën zgjedhiore.
Cakaj shton se tanimë është formuar edhe zyrtarisht grupi negociator dhe se janë gati për të filluar këtë proces.
“Duke pasur parasysh këtë fushë të angazhimeve që kemi bërë ne vetëm kemi akumuluar një përvojë të konsiderueshme për negocimin me Bashkimin Evropian, tash më kemi krijuar edhe zyrtarisht grupin negociator, i cili përbëhet prej krye negociatorit, grupeve të punës dhe janë negociatorët që janë krerët e kapitujve kryesorë dhe kësisoj tani po punojmë edhe me komisionin për caktimin e kornizës negociuse dhe pozicionit negociator, gjë që nënkupton që jemi saktësisht në kohë për të filluar procesin dhe kemi përgatitjet e nevojshme për të përparuar tutje në këtë proces”, thotë ai, në një intervistë për KosovaPress.
Megjithatë, Cakaj nuk përmend një datë se kur mund të fillojë procesi i negociatave, por që bën të ditur se duhet të plotësohen disa kushte para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.
“Nuk kemi datë, për shkak të disa faktorëve, e para unë dua të nënvizojë sepse ka pasur një keqkuptim të madh në publik fakti që nuk është vënë data, ka lënë hapësirë të interpretohet që realisht nuk ka filluar procesi negociator. Konferenca ndër qeveritare është e vërtetë që është kurorëzimi simbolik i fillimit të negociatave por realisht në çfarë do procesi negociatoë, ajo nuk është pikë fillimi sepse pikë fillimi është procesi i skrining të dy palësh edhe puna që bëhet me komisionin për përcaktimin e kornizës negociouese, pa përfundim të kësaj faze nuk mund të ketë as mbajtje të konferencës së parë ndër qeveritare, në këtë kuptim Shqipëria ka filluar pavarësisht faktit që nuk ka datë për konferencën në procesin negociator saktësisht siç ka filluar çdo vend para saj. Ndërkaq arsyeja që nuk ka datë e para sepse në rastin e Shqipërisë janë disa kushte për tu plotësuar përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare dhe reforma elektorale është një prej tyre, tash më besoj që shumë shpejtë është çështje ditësh kur ne do ta mbyllim reformën elektorale”, thotë Cakaj.
Ai shton se situata pandemike në vend dhe jo vetëm, është një faktor tjetër për mos fillimin e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
Ndër tjera, ai flet edhe për Samitin e Zagrebit të mbajtur me 6 maj, ku thekson se Bashkimi Evropian ka mobilizuar një fond të konsiderueshëm për Ballkanin Perëndimor.
“Samiti është përqendruar krejtësisht tek çështja e menaxhimit të pandemisë, vlen të theksohet që BE-ja, e ka mobilizuar një fond të konsiderueshëm për Ballkanin Perëndimorë në përgjithësi, qoftë në projektet për konsolidimin e sektorit shëndetësorë, qoftë në projektet për rimëkëmbjen ekonomike që janë shumë të nevojshme. Prandaj Samiti i Zagrebit nuk mund të quhet se ka qenë një Samit ku tema e zgjerimit edhe është pritur të jetë qendrore dhe në këtë kuptim dështimi ose suksesi duhet të maten në raport me pritjet. Thjesht tema ka qenë tjetër, por presidenca kroate nuk duhet harruar se ka marrë dy vendime tepër të rëndësishme për procesin e zgjerimit, dhe kjo presidencës kroate e bën më të suksesshëm të BE-së, sepse është marrë vendimi pozitiv për negociatat për anëtarësim me republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shton ai.
Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është mbajtur me 6 maj përmes video-konferencës. Ky samit sigurojë ka nxjerrë në pah solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në këto kohë krize.
Partnerët në rajon kanë kontribuar për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së, ndërsa Bashkimi Evropian ka mobilizuar mbi 3.3 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite