Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se më shumë rëndësi se sa rezultati i arritur nga partitë shqiptare në Serbi, ka procesi i bashkimit të tyre.
Ai tha se Tirana zyrtare ka marrë përsipër që të financojë këshillin shqiptar në Serbi si dhe është mundësua krijimi i 25 teksteve për arsimin shqiptar.
“Po punojmë për hapjen e konsullatës në Luginën e Preshevës por ende nuk kemi marrë përgjigje nga Serbia”, tha më tej ministri.
Cakaj tha se ka një zbutje të rivalitet lokal mes shqiptarëve.
“Më rëndësi se rezultati ka procesi bashkimit të shqiptarëve pasi shënon një hap përpara në zhbërjen e rivalitetit lokal të shqiptarëve. Kjo është hera e parë që ndërtojmë një platformë të përbashkët në raport me Serbinë”, tha Cakaj gjatë një interviste.
Përveç zgjedhjeve lokale, serbët këtë të diel votuan dhe për pushtetin lokal, ku partitë shqiptare ndryshe nga zgjedhje parlamentare kanë garuar veçmas.
Pavarësisht kësaj, shqiptarët kanë arritur të sigurojnë drejtimin e Bujanovcit.
“Në Bujanovc kishte gjasa që shqiptarët të humbnin shumicën, por kanë arritur të që marrin shumicën”, u shpreh Cakaj.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë tha se bashkimi i shqiptarëve nuk është bërë për alibi të Aleksandër Vuçiq por bazuar në nevojat e shqiptarëve në Serbi.
Cakaj shtoi se, për këtë kanë punuar bashkë Kosova dhe Shqipëria.
I vetëdijshëm se me kompozimin e parlamentit serbi, shqiptarët nuk mund të kenë asnjë ndikim, Cakaj thotë se prania e më shumë deputetëve shqiptarë është një instrument shtesë.
“Nuk kam fare iluzione, edhe sikur të kishim 4-5 nga përbërja në Parlamentit serb nuk sjell ndikim. Është instrument shtesë që forcon zërin e tyre, nuk do të sjellë mrekulli. Është thelbësore për të krijuar një moment për faktorin shqiptar. Natyrisht kjo duhet të kombinohet me forma dhe veprime të tjera. Pasivizimi i adresave, është problem për Medvegjën por që prek Bujanovcin dhe Luginën e Preshevës. Pasi një numër i madh i shqiptarëve që kanë shkuar në Perëndim, adresa e tyre pasivizohen dhe humbin të drejtën e votës”, përfundoi Cakaj. /euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025