Cahill konfirmohet si kapiten i Chelseat

Maurizio Sarri ka konfirmuar se Gary Cahill është kapiteni i ri i Chelseat për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai ka pranuar se ka qenë i pasigurt për qëndrimin e Cahill, por tashmë e ka emëruar atë si kapiten.
Azpilicueta pritet që të bart shiritin e kapitenit në ndeshje derisa Cahill të jetë në stol. Sarri thotë se Cahill mbetet lideri i tij.
"Siç e kemi parë në ndeshjet e fundit, kapiteni është Cahill".
"Kur ai nuk është në fushë, kapiten është Azpilicueta".
"Cahill ishte kapiten sezonin e kaluar. Unë kam biseduar me bashkëlojtarët e tij dhe më thanë se është kapiten i mirë", u shpreh Sarri.
Chelsea këtë fundjavë zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace në shtëpi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































