Cafu: Alisson te Real Madridi? Për mua është punë e kryer
Alisson Becker është kthyer në njërin prej portierëve më të respektuar në botë.
Ai ka pasur sezon fantastik duke e dërguar skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Alisson është pjesë e Brazilit ku pritet të jetë portieri kryesor.

Por lajmi i madh që ka shpërthyer sot është se Cafu e ka zbuluar skuadrën e re të Alisson, që do të jetë Real Madridi.
Deklarata e mbrojtësit brazilian ka ardhur në një video të bërë për një Fan Club madrilen, në Arabinë Saudite, por ajo vihet re, është bindja e Cafu për mbylljen e këtij transferimi.
“Për mua po, definitivisht. Alisson do të shkojë nga Roma te Real Madrid", ka thënë ai në këtë video.

Cafu është parë shpesh afër portierit dhe informacioni i tij për këtë transferim mund të jetë i saktë.
Alisson shihet si njëri prej portierëve më të shtrenjtë ndërsa Roma e vlerëson 100 milionë euro. /Telegrafi/






























