Legjenda braziliane, Cafu ka thënë se ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është një fitues i mundshëm i Topit të Artë në të ardhmen.
Ish-ylli i Romës dhe i Milanit vlerësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe mbahet mend më së miri për sulmet e tij nga krahu, lloji i të cilit aktualisht është i specializuar nga Alexander-Arnold.
Cafu ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e 21-vjeçarit anglez dhe sheh vetëm gjëra të ndritshme në të ardhmen e tij.
“Mendoj se Alexander-Arnold është një nga më të mirët në botë, pa dyshim. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe do të thoja që ai ka të njëjtat karakteristika si unë”, ka thënë fillimisht Cafu për Mirror.
“Ai ka një potencial të madh. Është i fortë dhe i shkathët, ai me të vërtetë e çon lojën përpara dhe është një lojtar që vendos golat për Liverpoolin”.
“Unë do të thosha që ai ka një instinkt brazilian në mënyrën se si luan”.
“Këshillat e mia për të janë të thjeshta: thjesht vazhdoni të bëni atë që keni bërë viteve të fundit”.
“Alexander-Arnold nuk duhet të ndryshojë mënyrën e tij të lojës. Edhe nëse bën gabime, ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që bën”.
“Mendoj se ai ka atë që duhet për t’u bërë një fitues i Topit të Artë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë model, ku Topi i Artë fitohet vetëm nga sulmuesit”.
“Njerëzit duhet të shohin se mbrojtësit janë po aq të rëndësishëm sa sulmuesit”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/