LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Dukuria e ngacmimeve seksuale duhet të marrë fund

Bytyqi: Dukuria e ngacmimeve seksuale duhet të marrë fund

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se i kanë marrë me shqetësim zhvillimet aktuale lidhur me ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Bytyqi foli edhe për dorëheqjen e prorektores së UP-së.

“Ndodhi një ngjarje jo e mirë, ku dha dorëheqje prorektorja e UP-së. Studentët kanë të drejtë të shprehen për këtë dukuri, e cila duhet të marrë fund, universiteti është vatër e dijes dhe jo e gjërave negative”, tha ai.


Bytyqi për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, tha se për këtë institucion janë vendosur kriteret.

“Për herë të parë janë vendosur kriteret, ku të gjithë akterët kanë marrë pjesë për të bërë selektimin e kandidatëve. Nga ky selektim kemi ardhur deri tek lista e ngushtë e cila është propozuar për vitin në Kuvendin e Kosovës”, tha Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi sot në emisionin “Aktual”, në RTK.

Sipas tij, shumë shpejt do të zgjidhen anëtarët e Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Ai pret se Kosova të kthehet aty ku e ka vendin, në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ndërsa për testin PISA, tha se pret që Kosova të dalë më mirë këtë vit. “Ajo që është shumë me rëndësi se këtë vit, kemi bërë teste provuese në çdo shkollë. Sot nxënësi ynë sot ka moral, pasi që do të vlerësohet Kosova”, tha ai.

Bytyqi deklaroi se Komuna e Prizrenit do të jetë e para e cila do të organizojë testin PISA.

I pari i arsimit kosovar, vlerësoi se nxënësit kosovarë janë të talentuar.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori