Në lidhje me propozim-buxhetin për vitin 2017, ekspertët thonë se është mjaft i kuptueshëm në pritshmëritë, megjithatë duket problematik në realizimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë çështje, profesor Marijan Petreski thotë për ''24Vesti'' se rritja ekonomike prej 3% është e arritshme, por do të varet nga zgjidhja e krizës politike, prandaj për Petreskin, është më mirë që të ketë financim i përkohshëm, ne vend të buxhetit.


Çështjet buxhetore të vendit përplasën deputetët e kuvendit të Maqedonisë - madje edhe fizikisht - më 24 dhjetor të vitit 2012. Kjo ditë njihet edhe si 'e hëna e zezë'./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x4tyily_marina-eksperti-za-budzet-2017-20-09_news