Masat që Kosova ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve tatimore dhe masa tjera, vlerësohet se do të ndikojnë në uljen e të hyrave për buxhetin e Kosovës.
Institucionet përgjegjëse për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se nga parashikimet e bëra, buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra.
“Varësisht nga kohëzgjatja e problemit me pandeminë, në baza vjetore, parashikimet flasin për një rënie të mundshme kumulative të të hyrave tatimore nga 7,5 e deri në 12,5 për qind të buxhetit vjetor. Në terma monetar, kjo nënkupton që buxheti i shtetit mund të ketë deri në 200 milionë euro më pak të hyra se sa ato të kalkuluara në muajin shkurt”, ka thënë Bislimi.
Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në mbushjen e buxhetit të Kosovës janë Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2.3 miliardë euro. Sipas këtij buxheti, Doganat e Kosovë për arkën e shtetit duhet të grumbullojë mbi 1.2 miliard euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës rreth 600 milionë euro.
Grumbullimi i këtyre të hyrave pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, konsiderohet të jetë vështirë e realizueshme, thonë zyrtarë të këtyre dy institucioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë bërë ndonjë parashikim se sa mund të jenë më pak të hyrat, por që në muajin mars vetëm se është vërejtur që ka rënie.
Murtezaj shton se për muajin mars në Administratën Tatimore të Kosovës, si pasojë e pandemisë, të hyrat do të jenë deri në 14 milionë euro më pak.
“Dëmi do të jetë shumëdimensional jo vetëm në aspektin e të hyrave, por do të jetë edhe në aspektin e zvogëlimit të likuiditetit të biznesit privat. Bazuar në planin e buxhetit për vitin 2020, është planifikuar që ATK-ja të mbledhë nga të hyrat një vlerë prej 557,5 milionë euro. Sikur të ishte në një ekonomi normale si para pandemisë, ne do të kishim arritur të realizojmë deri në fund të vitit këtë plan”, thotë Murtezaj.
Më pak ndikim nga pandemia me Coronaviursin pritet të kenë të hyrat doganore.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë rënie e të hyrave nga doganat, por ka rënie të importit.
“Si në të gjitha aspektet tjera, pandemia ka ndikuar edhe në Doganën e Kosovës, rrjedhimisht kemi një rënie të lehte të importit, por performanca e të hyrave për momentin është mbi vitin e kaluar. Për momentin jemi mbi vitin e kaluar, rreth 3,6 për qind apo 8 milionë euro më shumë”, tha Stavileci.
Qeveria e Kosovës ka marrë masa të shumta me qëllim të ndaljes së përhapjes së Coronavirusit. Shumë biznese private të cilat kanë ushtruar veprimtari të ndryshme janë mbyllur.
Masat kundër përhapjes së Coronavirusit kanë nisur që nga 13 marsi, kur edhe ishin paraqitur rastet e para me infeksionin COVID19. /Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës